Basha në Breaking: Anëtarësimet në PD janë nga dëshira për ndryshim, jo si ato në PS që detyrojnë administratën të marrin kartat

Në emisionin “Breaking” në Top News me Xhoi Malasin, kreu i PD, Lulzim Basha, foli për anëtarësimet në PD që vijnë nga dëshira e njerëzve për ndryshim në dallim nga ato të PS që detyrohen punonjësit e administratës për të marrë kartat në këmbim të ruajtjes së vendit të punës.

Basha: Partia Demokratike jo vetëm që ka hapur dyert, por mbi 30% të anëtarësisë që ka marrë pjesë në procesin e organizimit, merr pjesë aktivisht në PD si anëtarë me të drejta të plota, me të drejtën për të zgjedhur dhe për të propozuar për herë të parë dhe pjesa më e madhe janë të rinj, janë të moshës 20-30 vjeçarë. Dhe padiskutim që këtu ka një element që është bërë ndoshta dhe larg syrit të kamerës dhe mund të bëhet dhe në syrin e kamerës që është anëtarësimi i tyre, është dorëzimi i dokumenteve të anëtarësimit, çka Partia Socialiste po e bën pas 11 vitesh, por po e bën me anëtarë të administratës publike. Partia Socialiste është në një process tkurrjeje. Ne e shohim këtë në çdo aspekt, duke përfshirë edhe vet rradhët ekzistuese të Partisë Socialiste, e jo më të shtrihet më tej. Është një gjë tjetër të detyrosh anëtarët e administratës publike të marrin karta për të mbajtur vendin e punës, pra t’i kërcënosh me bukën e gojës. Dhe një gjë tjetër të kesh anëtarësime reale siç ka Partia Demokratike, të të rinjve në veçanti, të cilët duan ndryshim dhe shpresën për këtë ndryshim e shohin te PD. Janë dy gjëra krejtësisht të ndryshime.

Artikulli paraprak“Zhduken” dy arbitra shqiptarë të FIFA-s, tallje me VAR-in në Kategorinë e Parë
Artikulli tjetër“Autostrada Tiranë-Durrës totalisht e amortizuar”, Orjola Pampuri: Ky segment ka nevojë për një investim të mirëfilltë, jo vetëm arrnime për klientët e qeverisë