Kreu i Partisë Demokratike mori pjesë në Kuvenin Zgjedhor të Degës 3 në Tiranë.
Gjatë fjalës së tij, Basha tha se lidhur me Amnistinë Penale e zvarritën sa e zvarritën derisa në fund thanë ejani ta bëjmë për të korruptuarit.
“Sepse duke i liruar këta që u arrestuan u gjykuan, u dënuan si rezultat i reformës në drejtësi, lëshohet një mesazh i qartë: ju i dënoni ne i lirojmë. Që është një shuplakë jo vetëm në fytyrën e drejtësisë, por është një grusht në barkun e zbrazur të miliona shqiptarëve, të mijëra e mijëra shqiptarëve që kanë zbritur nivelin e tyre të jetesës, pikërisht prej korupsionit të këtyre zyrtarëve.” – u shpreh Basha.
Basha: “Që kur erdhi procesi i amnistisë, ne dolëm në radhë të parë para demokratëve, pastaj para qytetarëve dhe ju thamë: po është një proces normal humanitar. Partia Demokratike e mbështet. Ka dy qëndrime, qëndrimi parë nuk mund të përfitojnë njerëzit të cilët janë të dënuar nga GJKKO, për arsyen e thjesht se këta njerëz kanë vjedhur nga xhepat e shqiptarëve, kanë shkelur mbi mundin e tyre, janë tallur me djersën dhe gjakun e tyre. Sepse duke i liruar këta që u arrestuan u gjykuan, u dënuan si rezultat i reformës në drejtësi, lëshohet një mesazh i qartë: ju i dënoni ne i lirojmë. Që është një shuplakë jo vetëm në fytyrën e drejtësisë, por është një grusht në barkun e zbrazur të miliona shqiptarëve, të mijëra e mijëra shqiptarëve që kanë zbritur nivelin e tyre të jetesës, pikërisht prej korupsionit të këtyre zyrtarëve. Dhe së dyti, qëndrimi i dytë, të përfitojnë nga amnistia të gjithë protestuesit e Partisë Demokratike, të gjithë protestuesit e opozitës dhe qytetarëve të tjerë të cilët janë ngritur kundër korrupsionit dhe kanë një vit, dy vite, tre vite e më shumë që vërtiten dyerve të gjykatave, sepse patën guximin të protestonin kundër korrupsionit. Këto ishin dy qëndrimet tona. E zvaritën sa e zvarritën amnistinë derisa një ditë të bukur thanë ejani të bëjmë amnistinë, sepse brenda kishin futur atë që në gjuhën popullore quhet “mishi i dhisë”. Amnisti me mish dhie do të thotë amnisti për të korruptuarit dhe jo për protestuesit kundër korrupsionit. Këtë bënë. Por nuk e bënin dotë pa disa vota nga ata që ulen në atë karrige me votat e opozitës. Me mundin, djersën dhe gjakun e demokratëve.”