Nga Devolli, ku mori pjesë në Kuvendin Zgjedhor të degës së PD, kreu demokrat, Lulzim Basha, u ndal edhe në çështjet e interesit të zonës, më konkretisht te bujqësia.
Shteti duhet të jetë në krah të fermerit shqiptar, u shpreh Basha.
Sipas tij, shteti “duhet të jetë në gjendje të planifikojë dhe të marrë përgjegjësitë e veta për planifikimin sa i takon prodhimeve të cilat orientohen drejt tregut të brendshëm apo të jashtëm”.
Basha: Nëse ka një sektor që mund të ndryshojë, nëse ka një sektor që 30% e popullsisë që brenda një kohe të shkurtër ta kthejë nga njerëzit më të varfër, me pasiguri të mëdhaja ekonomike, në një shtresë të mesme që siguron aq sa të paktën sa ç’siguron fermeri kosovar, 800 deri në 1200 euro për frymë në muaj. Mendojeni pak a ka më kuptim që fermeri devollit të braktisë tokën? A ka më kuptim për fermerët shqiptarë të vajtojnë boshatisjen e familjeve të tyre, largimin e fëmijëve të tyre? Është plotësisht e mundshme. Një kombinim i një pakete subvencionesh që bazohet në prodhimin e çdo fermeri. Me indeksim për çdo mall, pa kufizime që faktikisht janë aty për të nxitur korrupsionin dhe për të pamundësuar subvencionet. Si për shembull duhet të kesh kaq dynym tokë, e duhet të kesh kaq kokë bagëti. Jo, jo, në bazë të prodhimit subvencion për çdo produkt të fermerit shqiptar. Me zhvillimin e infrastrukturës, dhe se kam fjalën vetëm për rrugët e aksesit, apo për rrugët kryesore në shumë raste të fshatrave. Por e kam fjalën për gjithçka tjetër, për vaditjen, për kullimin, për infrastrukturën agropërpunuese, magazinimin në mënyrë që çdo prodhim që vjen nga djersa e fermerit shqiptar mos të kalbet por të jetë i gatshëm për të shkuar në treg. Dhe së treti, aksesi në treg. Dhe se kam fjalën thjesht që mos të dalësh nga ara apo nga magazina për ta çuar në treg e të dalin katër inspektoriate, dy patrulla policie, të të ngrenë tabelën e kuqe e të të gjobisin. Apo të monopoleve të tregjeve që kërkojnë tarifa të barabarta me çmimin për kile të produktit. E kam fjalën që shteti në krah të fermerit shqiptar të jetë në gjendje të planifikojë dhe të marrë përgjegjësitë e veta për planifikimin sa i takon prodhimeve të cilat orientohen drejt tregut të brendshëm apo të jashtëm.