Basha: Ne do ta ulim çmimin e naftës me 240 lekë për litër, brenda 100 ditëve zgjidhim problemin me cilësinë

Kryetari i PD, Lulzim Basha gjatë një takimi që pati sot me biznesnesin në Lushnje për të dëgjuar problemet e këtij sektori, bëri në veçanti një premtim për uljen e çmimit të naftës, që është kthyer në shqetësim të madh.

“Nafta sot në Shqipëri është më e shtrenjta në rajon. Pothuajse me çmimin e Gjermanisë, ndërkohë që fuqia jonë blerëse është dhjetëra herë më e ulët. Përse?! Ka shumë arsye, por një nga arsyet është 240 lekë taksë që (Rama) e shtoi në 2014-2015. Hapi i parë që do të hidhet do të jetë eliminimi i kësaj takse.

Problem është dhe cilësia e naftës. Duhet shumë mirë që nafta përzihet dhe vjen me cilësi të dobët, që ua shkatërron automjetetet qytetarëve, automjetet e sektorit të transportit.

Unë po ju them se do të marrim masa brenda 100 ditëve të para të marrë fund abuzimi me cilësinë e naftës, përzierjen e naftës që e vuan pastaj çdo pronar automjetesh dhe i gjithë sektori dhe ekonomia.

Dhe të siguroj që ndërkohë që do të ulim çmimin e naftës me 240 lekë për litër duke hequr taksën Rama, ndërkohë që do të vendosim cilësi përmes kontrolleve të rrepta ndëshkim të atyre që përziejnë naftën, ne prapëseprapë, arkës së shtetit do t’i shtojmë 50 milionë euro në vit se do të luftës evazionin dhe ti e di se çfarë evazioni bëhet me naftën”, u shpreh ndër të tjera Basha.

2 13

3 7

4 5

5

Artikulli paraprakNdahet nga jeta një nga themeluesit e Degës së PD Vlorë  
Artikulli tjetërHoti publikon letrën e Presidentit të SHBA: “Mezi pres që të forcojmë partneritetin mes dy vende tona”!