Kryetari i PD, Basha u shpreh para banorëve të Kukësit se, këtu do të ndërtojmë modelin gjerman. “Ne do të marrim përvojën më të mirë gjermane sepse gjermanët i kemi në krah. Ne këtu do të ndërtojmë modelin gjerman, ku gjysmën e kohës studenti ta kalojë në Universitet, gjysmën e kohës ta bëjë stazh pune. Jo vetëm do të sjellim profesorë e docentë, por do ta bëjmë qendër universitare të veriut të Shqipërisë, ku të vijnë nga Prizreni dhe zonat përreth”, Tha Basha.
Tregtar ambulant: Jemi tregtarë ambulantë që paguajmë rregullisht taksat shtetit.
Çdo ditë përballemi me vafrëri ekstreme. Të gjithë janë pa punë. Ardhja jote është shumë kënaqësi sepse je i vetmi që vjen në kembë dhe qan hallin me ne.
Ai tjetri vetëm merr votën dhe nuk vjen kurrë të na shohë.
Gjysma e popullsisë është atje në male, të cilët janë pa drita, pa bukë, pa ujë.
Largimi i kuksianëve ka ndikuar shumë keq. Është zbrazur. Vendosja e taksës në Rrugën e Kombit është shumë kriminale. Ne nuk kemi asnjë të drejtë. Mbylli universitetin. Tokat janë të gjitha të përmbytura. Lekët e hidrocentralit i merr për vete.
Ne nuk kemi nevojë të na japë ai lek, ne duam të jemi të barabartë si i gjithë populli shqiptar.
Duam shpronësimin urgjent sepse me ato lek paguajmë taksat e tatimet.
Ne duam vende pune, të jetojmë si të gjithë shqiptarët.
Ti je ndihma jonë.
Kemi dy dogana, një në Kalimash një në Morinë. Jemi më të izoluarit. Dy dogana.
Basha: Gjendja është më e rëndë. Edi Rama me Kukësin ka ndjekur politikë spastrimi dhe zbrazje. Ky është njeriu që na hiqet si patriot i madh, por e ka shprehur i pari, a ka mundësi me e heq Kukësin e me ja çu Kosovës që të mos kemi votën e kuksianëve. Ai e di që nuk e ka mbështetjen e kuksianëve dhe qëllimi i tij ishte zbrazja e Kukësit. Për t’i larguar nga shtëpitë e tyre dhe Kukësi kja shkallën më të lartë të emigracioni në të gjithë Shqoipërinë. Masat që ka marrë, vendosja e traut, heqja e Universitetit, mbytja dhe shkatërrimi i biznesit, ka goditur Kukësin dhe gjithë Shqipërinë.
Zotohem para jush, çdo padrejtësi që Edi Rama ka bërë kundër kuksianëve, ju premtoj që do ta zhbëjnë që në javët tona të para në pushtet.
Duke nisur me anulimin e traut që ka vënë për t’ju ndarë nga pjesa tjetër e Shqipërisë.
Do të zerojmë taksën. Ju e arritët një sukses dhe i treguat rrugën se si komunikohet me Edi Ramën.
“Do ta kthejmë Kukësin në qendrën universitare të veriut të Shqipërisë”. Ky qe një ndër premtimet konkrete me përfitim të drejtpërdrejtë për qytetarët, që kreu i opozitës bëri sot në Kukës.
“Ne do të rihapim Universitetin e Kukësit. Rihapja e universitetit do të rikthejë këtu fëmijët tuaj, me kosto më të ulët. Do të financojmë praninë e pedagogëve në mënyrë që këtu të jetë një qendër universitare e kërkimit shkencor, e trajnimit profesional.