Kreu i opozitës, Lulzim Basha, i ka bërë thirrje nga Durrësi Edi Ramës, që ka kohë të largohet deri në datë 15 shkurt, pasi në datë 16 shqiptarët do ta shkulin nga karrigia.
Ndërkohë ai i ka bërë thirrje Prokurorisë që të arrestojë Vangjush Dakon, në të kundërt prangat do ja vënë shqiptarët.
Më tej Basha ftoi qytetarët e Durrësit dhe të gjithë shqiptarët që të bashkohen në protestën e madhe opozitare të 16 shkurtit.
‘Edi Rama largohu deri në datë 15 sepse në datë 16 populli do të shkulë nga karrigia. Prokuroria të arrestojë Vangjush Dakon, përndryshe populli do ja vërë vetë prangat. Ka ardhur koha që ti lëmë fjalët dhe të veprojmë.
Gjithashtu Basha i bëri thirrje Prokurorisë të arrestojë kreun e Bashkisë së Durrësit brenda datën 15 shkurt pasi ndryshe do ja vendosin prangat qytetarët.
“Të bashkohemi të gjithë në protestën e 16 shkurtit. Por e shoh që ju jeni bashkuar pa ardhur ende data për interesin e vendit dhe të qytetit të Durrësit. Institucionet e vendit nuk ju shërbejnë më juve, por vetëm një grusht oligarkëve, pasi kjo qeveri nuk ka ardhur nga votat tuaja. Koha e fjalëve ka mbaruar. Durrësi mezi po pret. Nga kjo ndërtesë që pritet të çlirohet shumë shpejt jap mesazhin:
Edi Rama largohu deri në datën 15 shkurt sepse në datën 16 populli do të shkulë nga karrigia e pushtetit. Prokuroria shqiptare arresto Vangjush Dakon, pasi në të kundërt në datën 16 prangat do tja vënë qytetarët. Koha për fjalët ka mbaruar vëllezër e motra, prandaj merrni fatin e vendit në duart tuaja. Të bashkohemi të gjithë në 16 shkurt, e cila do të jetë dita e bashkimit e të gjithë shqiptarëve. Zoti E bekoftë Durrësin, zoti e bekoftë Shqipërinë’, deklaroi Basha.