Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka reaguar sërish në lidhje me protestën madhështore të 13 prillit. Në një postim në shënim në faqen e tij në Facebook, kreu i PD-së shkruan se opozita ka zgjedhur të jetë me njerëzit, kundër bandës në qeveri dhe kundër kryehajdutit.
Reagimi i plotë i kreut të opozitës, Basha
Ne e kemi bërë zgjedhjen: me njerëzit kundër një qeverie-bandë dhe kryehajdutit të saj që pasi i ka vjedhur dhe braktisur, tani i dhunon dhe i helmon ata!
Ky kryeministër hajdut është kapur duke vjedhur shqiptarët dhe duke blerë votat e tyre bashkë me krimin.
Kjo qeveri-bandë u vuri kryqin shtëpive të shqiptarëve, i ka vënë kryqin të ardhmes sonë europiane. Prandaj tani populli i ka vënë kryqin kësaj bande hajdute dhe nuk do të ndalet! #shqiperiasieuropa