I ftuar në emisionin “Flak Fare” me gazetarin Rudi Himzo, drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha u shpreh me ironi për premtimin e Edi Ramës se Shqipëria do të anëtarësohet në BE deri në vitin 2030. “Po qemë në Europë, do t’i çoj dy paketa te vendi, dmth ka mbaruar puna,” tha Basha, duke nënkuptuar se ky skenar është i pamundur nën drejtimin e Ramës.
Sipas Bashës, kushti i vetëm për integrimin është ndëshkimi i pandëshkueshmërisë, dhe këtë sipas tij, e garanton vetëm Koalicioni Euroatlantik me numrin 4 në fletën e votimit.
Pjesë nga intervista:
Rudi: Çfarë do t’i thuash popullit, nëse Edi Rama, sikurse ka premtuar arrin të na fusë në Europë? Në 2030 jemi në Europë, çfarë do t’i thuash Ramës, si do t’i dalësh ballë për ballë?
Basha: Po qemë në Europë do t’i çoj dy paketa te vendi, dmth ka mbaruar puna.
Rudi: Pse ti thua që i vetmi kusht që të futemi ne në Europë është që Rama të jetë në burg?
Basha: Unë them që i vetmi kusht që ne të futemi në Europë është që pandëshkueshmëria të marrë fund totalisht dhe pasdiskutim i vetmi garant për këtë është Koalicioni Euroatlantik, numri 4.