Kryetari i PD, Lulzim Basha ka vizituar sot banoret e dëmtuar nga tërmeti në Gjuricaj, Kertushë të Ishmit dhe Armath. Basha bën me dije se, banorët janë në gjendje të rëndë ndërsa ende nuk është marrë asnjë masë.
“Është emergjente rritja e numrit të vlerësuesve në terren në mënyrë që vleresimi i objekteve të shtrihet në të gjithë zonat e goditura dhe të përfundojë sa më shpejt”, shprehet Basha mes të tjerash, ndërsa ka ritheksuar edhe njëherë 3 pikat e planit për të kapërcyer situatën e rëndë.
Komenti i plotë nga kryetari Basha
Gjendje shumë e rëndë e banorëve në Gjuricaj dhe Kërtushë të Ishmit dhe në Armath.
Situata është emergjente, 90 përqind e shtëpive në Gjuricaj janë dëmtuar rëndë, shumica jashtë përdorimit.
Banorët thonë se megjithë thirrjet e përsëritura nuk është marrë asnje masë. E njëjta situatë në Kërtushë dhe Armath.
Njerëzit ankohen gjithashtu për mungesë ndihmash dhe shpërndarje selektive.
Është EMERGJENTE rritja e numrit të vlerësuesve në terren në mënyrë që vleresimi i objekteve të shtrihet në të gjithë zonat e goditura dhe të përfundojë sa më shpejt.
Kjo do të mundësonte vlerësimin e dëmit dhe nisjen e rikonstrusionit të objekteve të riparueshme dhe do tu jepte mundësi qytetareve, banesat e të cilëve janë të pabanueshme të organizonin jetën e tyre deri në rindërtimin e shtepive.
Për këtë arsye duhet urgjentisht;
Mobilizimi i të gjitha kapaciteteve njerëzore. Janë rreth 500 inxhinierë që kanë shprehur gatishmërinë të kontribuojnë vullnetarisht. Është detyrë e shtetit ti organizojë dhe ti vërë në punë për vlerësimin e dëmeve!
Sa më parë të bëhet vlerësimi i objekteve të dëmtuara, aq më shpejt qytetarët do të kenë mundësi të sigurohen dhe të adresojnë nevojat e tyre të menjëherëshme dhe afatgjata.
Alokimi i fondeve të buxhetit për ti përdorur në funksion të qytetarëve të dëmtuar është hapi i tretë i domosdoshëm. Kjo duhet të nisë me anullimin e menjëhershëm të 150 milion dollarëve të planifikuar për dhjetë oligarkë dhe alokimi i tyre për familjet në emergjencë.
Gjithcka duhet të jetë në funksion të tejkalimit të emergjencës dhe kthimit të në normalitet.