Basha në Kombinat: Pallatet e reja, aty ku kanë qenë të vjetrit! Procesi i rindërtimit do të përshpejtohet

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me qytetarët e njësisë nr. 6 në Tiranë, ku qytetarë të shumtë kishin dalë në rrugë për ta pritur.

Teksa vizitoi një familje në njësinë nr.6, Basha ka bërë të qartë se procesi i rindërtimit nuk do të pezullohet me ardhjen e tij në pushtet, por do të vazhdojë me ritme të mëdha.

Kreu i opozitës, theksoi se një departament i posaçëm do të bëjë rivlerësimin e qytetarëve të dëmtuar, ndërsa garantoi se pallatet e reja do të ndërtohen atje ku kanë qenë të vjetrit që u dëmtuan nga tërmeti.

“Edhe në zonën e ish-Kënetës kishin hapur disa sheshe për pallat. Nga qendra e qytetit, donin t’i çonin aty. Është një shqetësim i madh, pasi e përdorin këtë çështje për të pastruar paratë e krimit, të Ndragehtës. Ua thash dhe banorëve të pallateve pak më tej ku kam qenë para 1 muaj.

Procesi i rindërtimit tregoi edhe një herë dështimet e kësaj qeverie, Gënjeshtra më e madhe është që do të ndalim procesin e rindërtimit. Ata kanë pasur si synim vjedhjen e parave. Do të bëhet rivlerësimi i çdo banese sipas kërkesës së qytetarëve. S’do lejojmë as diskriminim, as grabitjen e shtëpive dhe trojeve të qytetareve, për këtë ju garantoj.

E treta, kudo ku rindërtimi është nevojë reale, do ë përshpejtohet. Do bëhet disbursimi financiar. Pallatet do të ndërtohen aty ku kanë pasur banorët pronat e tyre. Ata po bëjnë dëm në kurrizin tuaj.

Në 25 prill, duke votuar numrin 9, na jepni mundësi që të vazhdojmë procesin e rindërtimit. S’jam inxhinier ndërtimi, s’vij këtu si i tillë, por të kërkoj votën që të drejtoj qeverinë e nesërme. Problemi është i qartë edhe zgjidhja është e qartë. Përgjegjësia është e juaja. Në 25 prill, votoni masivisht numrin 9”, tha Basha.

Artikulli paraprakPritje entuziaste në Kombinat, Basha i përgjigjet Ramës: Koha jote ka mbaruar! Padurimin për ndryshim e ndjej kudo
Artikulli tjetërGaro: Shqipëria ka ngecur 8 vite në vendnumëro me Ramën. Më 25 prill do votojmë nr.9 për të risjellë shpresën