Basha në Kosovë, nis takimin me kryeministrin Hoti

Ashtu siç ishte parashikuar, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndodhet për një vizitë zyrtare në Kosovë. Në orën 11:00 lideri i opozitës ka nisur takimin me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti në selinë e qeverisë në Prishtinë.

Basha ka mbërritur pak më parë në selinë e Qeverisë së Kosovës, ku është pritur që në ambientet e jashtme nga kryeministri Hoti dhe stafi i tij.

Është njoftuar se menjëherë pas takimit, do të ketë edhe një konferencë të përbashkët për mediet.

AXHENDA

Ora 11.00- Takim me Kryeministrin Avdullah Hoti
VENDI: Kryeministria

Ora 12.00 -Takim me Presidentin Hashim Thaçi
VENDI: Presidencë

Ora 13.00- Takim/drekë pune me Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurtin

Ora 15.00- Takim me Kryetaren e Kuvendit Vjosa Osmani
VENDI: Zyra e Kryetarit të Kuvendit

Ora 16.00- Takim me Ramush Haradinaj, Kryetari i AAK
VENDI: Selia e AAK

Ora 17.00 – Takim me Fatmir Limaj, Kryetari i Partisë Nisma për Kosovën
VENDI: Selia e Nismës

Ora 17:45 – Takim me drejtuesit e LDK-së VENDI: Selia e LDK

Ora 18:30 – Takim me drejtuesit e PDK-së VENDI: Selia e PDK

Të martën, Kryetari i Partisë Demokratike do të takohet me Kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, dhe me Kryetarin e Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri.

Gjithashtu, Basha do të zhvillojë homazhe pranë varrit të Presidentit Ibrahim Rugova, varrit të Isa Boletinit në Boletin, si dhe do të zhvillojë homazhe te Memoriali i Jasharëve në Prekaz.

Artikulli paraprakNjë krahasim përvëlues! Berisha publikon shifrat si dështoi qeveria me menaxhimin e Covid-19
Artikulli tjetërTirana shpallet kampion, Halili: Do ta festojmë në stadium këtë titull