• Basha mbërrin në Kurbin: Në 25 prill, në Shqipëri do kthehet shpresa.
• Basha nga Kurbini: Ndryshimi është çështje ditësh.
Ndalesa e radhës në rrugëtimin jug-veri të kreut të opozitës Lulzim Basha, ishte qyteti i Kurbinit. Entuziazmi i të rinjve që kishin dal me makina dhe qytetarëve të shumtë për ta pritur kreun e PD, nuk ka munguar as në këtë qytet. Në fjalën e tij para banorëve të Kurbinit, Basha tha se ndryshimi është çështje ditësh dhe 25 prilli është dita e kthimit të shpresës.
Lulzim Basha: Vëllezër dhe motra, zonja dhe zotërinj mirë se ju gjej të rinj dhe të reja, kurbinase dhe kurbinas, mirë se ju gjej në Laçin e demokracisë, në Kurbinin e trimërisë, në Kurbinin e bashkimit për ndryshim. Motra dhe zonja kurbinase, vëllezër dhe zotërinj kurbinas, unë e prek dhe ndryshimi ka ardhur tani në Kurbin. E shoh në sytë tuaj, e dëgjoj nga gjokset tuaja ndryshimi i vërtetë ka ardhur dhe me 25 prill ju vetëm do t’i vini vulën duke votuar numrin 9. Vëllezër dhe motra mbrëmja po bie pas një dite që po më çon nga skaji më jugor i vendit në atë më verior. Sot 9 qytete, 9 për ndryshimin nga Saranda në Tropojë. Nga Saranda në Tropojë entuziazmi që prek dhe shoh ka një dhe një motiv frymëzimin shpresën besimin se ndryshimi tashmë ka ardhur.
Se është i pandalshëm siç është ndryshimi ynë, ky bashkim gjigand zemrash në këtë shesh të Laçit, ky bashkim gjigand shqiptarësh ka dhe vetëm një motiv Shqipëria fiton duke votuar numrin 9. E vërtetë është këtë e dini ju e dinë nënat e Kurbinit, nënat e gjithë Shqipërisë të cilave nuk i janë tharë lotët nga sytë e tyre nga 8 vite vuajtje, 8 vite emigracion, 8 vite papunësi për to dhe bashkëshortët e tyre, 8 vite që i kanë shkulur nga zemra dashuritë e jetës se tyre fëmijët e tyre, të rinjtë e mrekullueshëm të Laçit, të Mamurrasit, të Milotit, të Fushë Kuqes e mbarë Shqipërisë.
Forca juaj sot, energjia e këtij bashkimi i tregon do vëllai dhe motre tonën edhe atyre që deri para disa javësh e kishin humbur besimin se Shqipëria mund të ndryshonte. Kjo forcë, kjo fuqi, ky entuziazëm dëgjojeni vëllezër dhe motra, ngrihuni dhe bashkohuni me ne, të gjithë bashkë për ndryshim. Nëna që vuani për fëmijët tuaj, të rinj që kërkoni arsim, shpresë, punë ën vendin tuaj, qytetarë që kërkoni punë dhe rroga dinjitoze, fermerë që kërkoni subvencione, shqiptarë që kërkoni dinjitetin tuaj këtu në Shqipërinë tonë dhe ne të gjithë bashkë që e duam Shqipërinë anëtare të Bashkimit Europian, le ta deklarojmë këtu nga Laçi, nga ky bashkim i jashtëzakonshëm, vullnetin tonë për ndryshim.
Le t’i themi atyre, ejani bashkohuni me shpresën! Ndiejeni në zemrat tuaja ndryshimin që po vjen dhe që nuk ka forcë që ta ndalë dhe ejani dhe bashkohuni se që ndryshimi të bëhet realitet më 25 Prill të gjithë bashkë do të votojmë numrin 9. Numrin 9, Koalicioni për Ndryshim dhe Aleanca për Ndryshim janë qeveria e ardhshme e vendit. Këtë e di gjithkush, e di dhe e ka mësuar dhe Edi Rama që më 25 Prill shqiptarët do ta largojnë me votë. Për 8 vite dështime, për 8 vite mashtrime, për 8 vite premtime të pambajtura, për 8 vite vuajtje në çdo familje, në zemrat e çdo nëne e të çdo motre, për vëllezërit dhe bashkëshortët e larguar në emigracion apo të shpunësuar. 8 vjet dështime dhe ka guximin të vijë prapë dhe të kërkojë edhe 4 vite të tjera.
Shikoni, shikoni se çfarë bën me rindërtimin. Shikoni se si edhe momentin më fatkeq të Kurbinasve, të Thumanës, të Fushë Krujës, të Durrësit, të Tiranës e përdor vetëm për interesat e tij personale, për pasurimin e tij dhe një grushti njerëzish, në kurriz të të gjithë njerëzve të tjerë. Sot, këtu, nga ky shesh, është vendi t’i them të gjithë të dëmtuarve nga tërmeti se detyra ndër më të parat e qeverisë së re dhe e imja si kryeministër i qeverisë së shqiptarëve, do të jetë vlerësimi dhe rivlerësimi me transparencë i dëmeve të shkaktuara për të hequr diskriminimin politik.
Korrupsionin që ka pllakosur këtë proces e menjëherë pas saj kompensim financiar për shpejtimin e rindërtimit, për të gjithë familjet e dëmtuara nga tërmeti. Jo vetëm nuk do të ndalet, jo vetëm që nuk do të bllokohet. Por ky proces me një qeveri të përgjegjshme do të kishte përfunduar sot e nuk do ti kishte lenë dy dimre me radhë familjet e dëmtuara me çadra. Ky proces me qeverinë që ju do të sillni me votë me 25 prill do të përshpejtohet dhe do të përfundojë në kohën më të shkurtër.
Miqtë e mi ne së bashku jemi forca e ndryshimit, ne së bashku jemi energjia e shpresës dhe besimit. Përgjigja për lotët e nënave, për të rinjtë që duan shpresë për vendin e tyre, për qytetarët që kërkojnë punë është një dhe vetëm një më 25 prill votoni nurin 9. Më 25 prill votoni ndryshimin, votoni numrin 9. Le ta dëgjojnë të gjithë ata që duan njësoj si ju këtë shesh një Shqipëri të begatë, të përparuar me punësim, me mirëqenie është plotësisht e mundur. Realiteti mund dhe do të bëhet si shpresa në këtë shesh kur të gjithë së bashku të votojmë numrin 9.
Vëllezër e motra bashkë për ndryshim do të thotë të largojmë njeriun që për 8 vite u bë pengës, makth dhe ankth për çdo shqiptarë të ndershëm dhe punën e tyre. Sot ai vjen të trokas pas 8 vitesh ka guximin t’ju kërkojë t’ia hapni derën përsëri. Ndaj dua t’ju drejtohem e t’ju pyes: a do t’ia hapni derën të keqes edhe 4 vite të tjera? As dyert, as dritaret sepse ju e dini, shqiptarët e dinë, e dinë fare mirë se nuk ka ndryshim me Edi Ramën ndaj të gjithë do të votojnë për Koalicion për Ndryshim, për aleancën tonë që të sjellim ndryshimin e vërtetë për çdo familje.
Sa prekëse dhe emocionuese është, sa prekës dhe emocionues është zëri i një nëne që i dridhet për fëmijët e vet. Sa më prek dhe më kanë prekur këto ditë lotët e baballarëve që mezi përmbahen kur kujtojnë fëmijët e tyre në emigracion, por sa e fuqishme, sa emocionuese është forca e zërit të të gjithë shqiptarëve nga ky shesh nga Saranda në Tropojë e vendosur bashkë për ndryshim.
Bashkë për ndryshim.
Votoni numrin 9-të, bashkë për ndryshim.
Kurbini fiton, Lezha fiton, Shqipëria fiton!
Zoti ju ruajt dhe ju bekoftë ju!
Zoti e bekoftë Shqipërinë!
Fitore!