Basha në Kurbin: Na pret një betejë përpara që nuk do të jetë e lehtë! Sot ne kemi fjalën, nesër vendimet tona…

Kryetari i PD, Lulzim Basha, ka shkuar sot në qytetin e Kurbinit dhe ka nisur atje takimet me biznesmenë dhe qytetarë për t’u prezantuar atyre, planin e Rimëkëmbjes së propozuar nga PD-ja për të ndihmuar qytetarët këto 6 muaj të përballojnë pasojat e krizës. “Sot ne kemi vetëm fjalën, ngremë zërin, kurse nesër të jeni i sigurtë se do të bëjmë shumë gjëra”, premtoi ai.

Kryetari i PD-së, ka dëgjuar së pari, shqetësimin e një bujku, që tregoi se ai prodhonte vetëm sa për familjen, jo për treg, sepse nuk e përballonte dot, duke filluar që nga mekanika.

“Edi Rama po e çon vendin drejt greminës. Kemi propozuar planin me 5 pika që qeveria duhet t’a zbatojë me urgjencë në muajt që i kanë mbetur në mënyrë që vendi të mos shkojë në fund të gropës. Duhet mbështetje reale për biznesin, pensionistët dhe familjet shqiptare.

Për bujqësinë ne kemi një plan, sqaroi Basha, që plotëson nevojat tuaja dhe në të së pari është subvencioni, siç vepron Kosova dhe më tej,  heqjen e “taksës Rama” mbi naftën. Këto sot janë plan, nesër do të jenë realitet. Na pret një betejë përpara që nuk do të jetë e lehtë. Sot ne kemi fjalën, nesër do të marrim vendimet tona sa ta largojmë këtë të keqe”.

Artikulli paraprakDetaje shokuese nga zhdukja e 3 të rinjve për drogën/ “E qëllova në ballë direkt”…
Artikulli tjetërHolanda e prerë: Nuk ka negociata me Shqipërinë, të ndahet Shkupi nga Tirana