Basha në Kuvendin Zgjedhor të degës 1 në Tiranë: Poltikanët e vjetër në 34 vite kanë arritur të shkatërrojnë besimin te demokracia që ka 300 vjet që ndërtohet nga Britania e Madhe në SHBA e Europë.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, mori pjesë në Kuvendin Zgjedhor të degës Nr. 1 në Tiranë.

Gjatë fjalës së tij kryetari Basha u shpreh se “poltikanët e vjetër në 34 vite kanë arritur të shkatërrojnë besimin te demokracia që ka 300 vjet që ndërtohet nga Britania e Madhe në SHBA e Europë”.

Basha: E treta është më e rënda. Jemi një aleancë vlerash, do të thotë jemi një aleancë ku futen vetem vende ku ka demokraci funksionale dhe ku ka shtet të së drejtës. Tani për shkak të mënyrës se si shumë politikanë shqiptarë i kanë përdorur këto fraza në këto 34 vite, mund të duken si fraza boshe, por më besoni që nuk janë fraza boshe. Janë dy strumbullarët mbi të cilat ndërtohet mirëqenia materiale, shpirtërore, shëndetësore, kulturore e kombeve, drejt të cilave largohen edhe sonte që flasim, shqiptarët në emigracion. Demokraci funksionale do të thotë që një qeveri funksionale ngrihet dhe bie si rezultat i votës së qytetarëve të vet. Shtet i së drejtës do të thotë që të gjithë janë të barabartë para ligjit. Nga një lypës që fle jashtë tek presidenti i vendit. Ku jemi ne me këto parime? Ku thërret qameti. Ne kemi disa palë zgjedhje ku vullneti I qytetarëve është deformuar. 34 vjet demokraci dhe deri para pak kohësh nuk kanë guxuar një njeri nga ata të paprekshmit para drejtësisë. Ndaj dhe shqiptarët, qoftë politikanë, oligarkë apo përfaqësues dhe faktor i krimit të organizuar. Ndaj edhe Shqipëria po boshatiset. Këta ia kanë dalë të shkatërrojnë besimin tek demokracia. 34 vjet kanë arritur të shkatërrojnë besimin te demokracia që ka 300 vjet që ndërtohet nga Britania e Madhe në SHBA e Europë.

Artikulli paraprak“Çfarë bëhet me shqiptarët e mi?” Basha zbulon pas 15 vitesh prapaskenat: Kishte kundërshtarë të anëtarësimit tonë në NATO, por presidenti i SHBA pati vizionin historik për Shqipërinë
Artikulli tjetërBasha tregon vijën ndarëse me politikën e vjetër të kastës së vjetër të tranzicionit: Të kthejmë shpresën e shqiptarëve se atë që gëzojnë në vendet e tyre mund, duhet dhe do ta gëzojnë këtu në Shqipëri