Kryetari i PD, Lulzim Basha ndodhet në Laç, ku ka me qindra banesa të dëmtuara rëndë nga tërmeti. Pranë gjimnazit të qytetit janë ngritur disa çadra, por jane të pamjaftueshme.
Banoret i kanë treguar zotit Basha se nuk kanë vëmendjen e autoriteteve për të vlerësuar sigurinë e banesave.
Nuk ka shkuar asnjë specialit për t’i parë ato, megjithëse ka shumë ankesa në Bashki. Zoti Basha kërkoi shpalljen e gjendjes se fatkeqësisë natyrore edhe në Bashkinë e Laçit, përveç Qarkut të Tiranës dhe Durrësit.