Kryatari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka takuar banorët e Lëzhës të goditur nga Termeti i 26 Nëntorit.
Ai takoi edhe banorë të pallatut 12 katësh në Lezhë për të cilin ministri Lleshi kërcënoi drejtorin e Urbanistikës pse tha se pallati ka dëmtime.
Gjatë bisedës me një banore të këtij pallati, Basha tha se, duhet një vlerësim serioz dhe se nuk duhet të kalohet situata me kërcënime apo propagandë.
Basha: Banore këtu jeni, në çfarë kati?
Banorja: Po në katin e tretë. Jam me një plak, pa djalë pa vajzë. Nuk ka ardhë kush me na pa, as me më pyete njehrë a je gjallë. E kam operu plakun para dy javësh për zemër. Këtu kam ndejt nuk kam patur nga të shkoj.
Basha: Të shkuara burrit, a keni patur dëme?
Banorja: Dame s’kena pas, por po thonë se janë prish këtë arkitrarët poshtë, apo çka di unë sepse unë nuk jam specialiste. Po kështu po thonë, frikë kena boll me të thanë të drejtën. Të na thonë të paktën, te vijë ndonjë inxhinier nese është i banueshmë ose jo. Me frikë jemi duke fjetë për natë.
Basha: Skeni faj. Duhet vlerësuar e çertifikuar zyrtarisht qe edhe ju të jeni të qetë.
Banorja: Unë nuk di nga të shkoj, nuk merret vesh kjo punë.
Basha: duhte me pergjgjesi kjo punë.
Banorja. Po. Jo si ai ministri që donte me u tall edhe me mua. A ka ndonjë shtëpi të lirë që të vij të rri edhe unë. Mos u tall me ne, i thashë. Ne jemi në gazep, i thashë.
Basha: Eshtë e papranueshme ajo që ban ai, është kriminale.
Banorja: Nuk duhet të tallet me popullin se tërë jetën time kam punuar vetëm për këtë shtëpi.
Basha: Ata duhet t’ju qetësojnë e jo t’u shqetësojnë më shumë.
Banorja: Donte të tallej me ne. Nuk duam të tallesh me ne, të flasish të drejtën. Kam pas frikë me një plak 80 vjeçar, me tha ik ti..
Basha: Nuk mbulohet duke ngritur zërin e me propagandë.