Në Parlamentin Britanik, kryetari i opozitës, Lulzim Basha, u prit nga Kryetari i Komisionit të Sigurisë dhe Inteligjencës, Dominic Grieve. Në këtë takim, zoti Basha theksoi domosdoshmërinë për të forcuar shtetin ligjor dhe demokracinë në Shqipëri, si dhe për të qëndruar krah për krah aleatëve tanë euroatlantikë për të parandaluar çdo plan apo ide që minon interesat strategjike të NATO-s në Europën Juglindore.
Ne bashkëbisedimin me zotin Grieve, lideri i opozites Basha theksoi vendosmërinë e tij që bashkëpunimi midis dy vendeve, në fushën e sigurisë dhe të zbatimit të ligjit të jetë sa më i fuqishëm dhe sa më efikas.
Zoti Basha theksoi se shumica absolute e shqiptarëve jetojnë dhe punojnë në Britaninë e Madhe ndershmërisht.
Ndaj veprimi i vendosur dhe bashkëpunimi i ngushtë në luftë kundër krimit të organizuar dhe në veçanti trafikut të qënieve njerëzore e të narkotikëve, do të ndihmojë në goditjen e kriminalitetit dhe në rikthimin e besimit. Kreu i opozitës shqiptare theksoi se kjo do të shërbejë për të mos njollosur reputacionin e komunitetit shqiptar në Britani nga një pakicë e përfshirë në aktivitete kriminale.
Jemi të vendosur nënvizoi zoti Basha për të ndertuar ne Shqiperi institucione te forta ligjzbatuese te pandikuara dhe te afta per te luftuar krimin e organizuar dhe narkotrafikun.
Gjithashtu u diskutua për rrezikun e të gjitha retorikave për ndryshim kufijsh në Ballkan.
Basha theksoi se shtetet e Ballkanit janë multietnike dhe se kjo është një vlerë europiane, të cilën ne duhet ta mbrojmë. “Çdo ide tjetër rrezikon paqen dhe stabilitetin rajonal, hap precedentë të rrezikshmëm në Ballkan dhe përtej Ballkanit, si dhe dobëson krahun jugor të NATO-s duke i shërbyer axhendave që janë në konflikt me sigurinë dhe vlerat euroatlantike.”