Kreu i PD-së Lulzim Basha është takuar gjatë vizitës së tij në Itali me kryetarin e Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë në parlamentin italian, Piero Fassino. Basha deklaron se Italia ka qenë dhe vazhdon të mbetet mbështetësja kryesore e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe shpreh angazhimin maksimal të PD për t’iu siguruar shqiptarëve standardet europiane.
“Në Parlamentin Italin u takova me kryetarin e Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë në parlamentin italian, Piero Fassino. Italia ka qenë dhe vazhdon të mbetet mbështetësja kryesore e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Diskutuam për procesin e integrimit europian, proces i cili ka mbështetjen e plotë të PD. Pa integrimin në BE, nuk do mund të sigurojmë standardet europiane të jetesës. E njoha zotin Fassino me prioritet e PD, që nga lufta kundër korrupsionin që po gërryen ekonominë dhe mirëqenien tonë, si dhe krijimi i kushteve për zgjedhje të lira dhe të ndershme, për të cilën është ngritur me kërkesën e PD komisioni për reformën Zgjedhore. Po ashtu për një shërbim sa më të mirë për qytetarët, ne kemi mundësuar ngritjen e një komisioni për reformën territoriale dhe një ndarje të re administrative.
Diskutuam edhe për zhvillimet në rajon. Situata në Bosnjë Hercegovinë kërkon një reagim të shpejtë, të vendosur dhe të koordinuar të vendeve anëtare të BE, për ti mbyllur të gjitha çështjet e mbetura pezull në rajon, siç është dhe marrëveshja me njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë. Është në interesin më të mirë të çdo vendi të rajonit, të lërë pas të shkuarën dhe të bashkëpunojmë për një të ardhme më të mirë për të gjithë”, deklaron kreu i PD.