Basha: Ne që hoqëm vizat do të fusim edhe vendin në BE

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka shkuar në Korçë nga ku ka deklaruar se PD është e vetmja shpresë për të futur vendin në BE ,ashtu siç bëri të mundur heqjen e vizave dhe futjen e vendit në NATO.

Basha tha se Rama ka dështuar në këto 8 vite dhe për këtë fajëson gjithmonë PD.

“Ka vetëm një garanci për zhvillimin e vendi dhe kjo është anëtarësi në BE. Kush do ta bëj këtë të mundur? Një njeri që 8 vite me radhë nuk hodhi asnjë hap drejt Europës, që sa herë kapet në dështim ia ven fajin dikujt tjetër. Një njeri që ka harxhuar 8 vite duke me fajësuar mua dhe PD për dështimet e tij, tani fajëson edhe Europën dhe Amerikën. Ky do na çojë në Europë pas 8 viteve dështime?

Apo dikush që iu hoqi vizat për shqiptarët, jua kthyem dinjitetin shqiptarëve dhe me futjen e Shqipërisë në NATO, kush e bëri të mundur këtë? Të gjithë bashkë e bëmë”, tha Basha.

Exit mobile version