Basha në Report Tv: Edi Rama, Erion Veliaj, ministrat dhe drejtorët e tyre janë në panik nga SPAK-u

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, i ftuar në Report TV përballë gazetarit Arbër Hitaj u shpreh se “Edi Rama, Erion Veliaj, ministrat dhe drejtorët e tyre janë në panik nga SPAK-ut”.

Basha: “Edi Rama, Erion Veliaj, ministrat dhe drejtorët e tyre janë në panik për shkak të drejtësisë, për shkak të SPAK-ut. Por ajo pjesë e deputetëve që i thotë vetes opozitë në vend që të inkurajoj SPAK-un, po bën të njëjtën gjë si qeveria, po amniston të korruptuarit, po sulmon SPAK-un në mënyrë të papranueshme dhe po pamundëson avancimin e reformës zgjedhore. Pra, kush ka dy sy në ballë dhe dy pare mend në kokë që thonë shqiptarët, e kupton që kanë interesa të përbashkëta. Janë bashkë për interesat e tyre dhe janë vendosur kundër interesave të shqiptarëve. Dhe jo thjesht kundër interesave të Partisë Demokratike, jo thjesht kundër interesave të opozitës, janë vendosur kundër interesit publik.”

Artikulli paraprakLETRA/ Ngritja e Komisionit për Dezinformimin, rrjeti SafeJournalists i shpreh shqetësimet kryetares së Kuvendit: Të merret parasysh ndikimi që ka në lirinë e medias
Artikulli tjetërBasha në Report Tv: Pjesa tjetër e opozitës nuk janë në gjendje të prodhojnë një diskurs politik, e jo më të jenë alternativë