Gjatë takimit me emigrantët shqiptarë në Londër, kreu i PD, Lulzim Basha është shprehur edhe një herë se, zgjedhje më 30 qershor me Ramën kryeministër nuk do të ketë.
“Zgjedhje më 30 qershor, me Ramën kryeministër nuk do të ketë. Nuk ka gjykatë kushtetuese, nuk ka gjykatë të lartë. Nuk ka asnjë garanci ligjore. Kriza thellohet edhe më shumë se prokuroria ka funksionuar së lënuri prokurori dhe është kthyer në repart.
I është dashur Britanisë shekull të tërë për të ndërtuar një sistem demokratik vlerash. Për t’i ruajtur ato ky popull ka bërë sakrifica. Janë këputur koka mbretërish. Me vullnetin e popullit nuk luhet, sa herë mbreti futet në parlament për të prezantuar qeverinë e re, i përplaset dera.
Është një ceremonial sa herë që Elitzabet e Dytë hyn në parlament, për të kujtuar se themeli i demokracisë qëndron pikërisht te ndarja e pushteteve. As mbreti dhe askush nuk mund të ketë të gjitha pushtetet. Kjo është garancia për pavarësinë e gjykatave britanike”, deklaroi Basha.