Basha: Pas 25 Prillit kur shteti të marrë përgjegjësinë për mbrojtjen e votës edhe mbrojtja e votës nga partitë politike do të jetë pjesë e të shkuarës. Partia Socialiste në opozitë nuk do të ketë nevojë të angazhojë qytetarët, mbështetësit e saj për të mbrojtur votën, sepse detyrën për mbrojtjen e votës do ta kryejnë institucionet të cilat do të funksionojnë. Policia, prokuroria, qeveria e ardhshme e drejtuar nga unë do të garantojë që më 25 Prill të mbyllim një herë e mirë derën e zgjedhjeve si arenë përplasje ku thirret krimi për ndihmë për të pamundësuar të pandalshmen që është ndryshimi që do të vijë me votë. Prandaj në mënyrë absolute jam dakord me deklaratën e zonjës Kim.
Eni Vasili: Por nuk thotë pas 25 Prillit…
Lulzim Basha: Jam dakord me deklaratën e saj. Mos ki merak se kam qenë në komunikim gjatë gjithë kohës me të gjithë partnerët dhe e dinë fare mirë, dhe për fat të mirë në veçanti për Elbasanin kanë qenë të informuar prej kohësh se çfarë ka ndodhur. Kështu që jam dakord me deklaratën e saj, me deklaratat e të gjithë përfaqësueve të Komunitetit Ndërkombëtar nga presidenti Tusk, ditën e mërkurë, tek përfaqësuesit amerikanë dhe europianë dhe dua vetëm ta them dhe ta përsëris zgjidhja dhe zgjedhja më 25 Prill kurrë nuk ka qenë më e thjeshtë. Nëse doni ndryshimin votoni ndryshimin. Nëse doni kriminelët votoni kriminelët. Dhe ajo që unë shoh është që shqiptarët masivisht do zgjedhin ndryshimin.