Basha: Në vend që paratë të jepen për të ndihmuar, Rama i ka futur në xhepat e vet dhe të 5 oligarkëve!

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka sqaruar sot, banorë të qytetit të Kurbinit, për planin e Rimëkëmbjes Ekonomike të propozuar nga PD-ja për të ndihmuar financiarisht shtresat më të goditura në vend nga kriza për gjashtë muajt e ardhshëm.

Në takimin me një djalë të quajtur Roland, të cilin e kishin larguar nga puna në një bilardo, Basha theksoi se, në një moment krize si ky, paratë e taksave, në vend që të jepen për të ndihmuar, Rama i ka futur në xhepat e vet dhe në xhepat e 5 oligarëve!

“Roland, kjo që të ka ndodhur ty i ka ndodhur afro 100 mijë shqiptarëve, tha Basha. Dhe ajo që ne kemi propozuar në një plan me 5 pika javën e kaluar është që për të gjithë ata që kanë humbur vendin e punës, të jepet një pagesë për gjashtë muajt e ardhshëm prej 160 mijë lekësh në muaj.

E kuptoj që nuk i zgjidh hallet e problemet, po është diçka dhe jo asgjë siç është sot situata, kur të gjithë lekët e taksave të shqiptarëve shkojnë për 5-6 oligarkë dhe qindra mijëra si ty janë pa asnjë kacidhe në xhep dhe pa asnjë mundësi për të blerë bukën, për fëmijët apo prindërit.

Nëse ai pronari të rimerr në punë ty, ai merr 200 mijë lekë, një pjesë ta jep, një pjesë  paguan sigurimet shoqërore; kjo, për të nxitur rimarrjen e atyre që i kanë larguar. Pra me këtë plan, nëse ti vazhdon të mbetesh i papunë, përfiton 160 mijë lekë në muaj.

Siç e sheh hap pas hapi, ky po e shtyn ekonominë në greminë. Nuk e di a e patë sot në mëngjes, pati një tjetër konstatim, që 40% e shqiptarëve pritet t’i shtohen radhëve të të varfërve. Pse?! Sepse paret e shtetit, që në fakt janë paratë e taksave tuaja, në vend të vijnë për t’ju ndihmuar ju, i ka marrë dhe i ka futur në xhepat e vet dhe në xhepat e 5 oligarkëve! Këtë do ta zgjidhim së bashku me votë!”

Exit mobile version