Basha nga Këshilli i Europës: Çfarë po ndodh në Ukrainë këmbanë alarmi për rajonin tonë. I duhet dhënë fund agresionit rus

Lulzim Basha ndodhet në Strasburg, për të marrë pjesë në sesionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës. Në një intervistë për emisionin “Breaking” në Top Neës që andej, kreu i demokratëve euroatlantikë foli për zhvillimet e fundit në kampin ndërkombëtar, në veçanti për nevojën për t’i dhënë fund agresionit rus në Ukrainë, duke shtuar se ajo që po ndodh në Europën lindore është një këmbanë alarmi edhe për rajonin tonë, siç ishte rasti i sulmit në Banjskë.

Ai shtoi se në KiE po diskutohet për çuarjen përpara të sanksioneve kundër Rusisë, për të cilën Basha mban pozicionin e raporterit për konfiskimin e aseteve ruse, rezoluta e të cilit mori mbështetje unanime pak muaj më parë.

 

Lulzim Basha:

“Ndodhem në Strasburg, pasi po zhvillohet sesioni i rregullt i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës. Pra, ndodhem në Këshillin e Europës ku do merren vendime të rëndësishme. Sot dhe nesër do të merret vendimi se kush do ta udhëheq Këshillin e Europës në 5 vitet e ardshme. Grupet Parlamentare po bëjnë mbledhjet e fundit para vendimmarrjes, para votës. Po kështu po diskutohet për çuarjen përpara të masave, sanskioneve kundër Rusisë për agresionin e paligjshëm në Ukrainë. Si dhe për ngritjen e institucioneve që do të merren me hetimin e krimeve të luftës.

Lufta ka hyrë në një fazë të rrezikshme, sepse pas vitesh, kur i thonë te ne “Njerëzit mësohen me të keqen”. Kjo nuk është e vërtetë për ukrainasit, por është e vërtetë për një numër institucionesh, përfaqësuesish të cilët ndonëse përsërisin mbështetjen pa kushte për Ukrainën, nuk e ka atë urgjencë siç e kishte para 2 vitesh. Dhe këtë e vëmë re edhe në ngadalsimin e masave në mbështetje të Ukrainës. Kështu që roli ynë kryesor është që jo thjesht të mbështesim një vend nën agresion, siç na takon si një vend në Këshillin e Europës, por t’iu rikujtojmë të gjithë përfaqësuesve dhe vendeve anëtare, janë 46 vende anëtare këtu në Këshill të Europës, që ajo që po ndodh në Ukrainë nuk është larg asaj që na ndodhi ne. Ajo që duhet të bëjmë është të ndalim dhe të përfundojmë agresionin rus me të vetmin përfundim që është disfatë për agresorin. Sepse ço përfundim tjetër do të dukej si diçka e mirë për momentin. Por nëse do të ishte disfatë totale për agresorin, do të ishte një precedent i rrezikshëm qoftë për rajonin tonë, ku siç e dini satelitët e Rusisë kanë shpalosur ambicie territoriale. Qoftë dhe për serbinë kanë shpalosur një agjendë në kundërshtim me agjendën e BE dhe SHBA. i referohem këtu asaj që ndodhi para disa javësh në Bosnje Hecegovinë, shpalosja zyrtare e botës serbe, e synimeve për të ndarë Republika Serbska, sulmi terrorist i financuar nga Beogradi në Banjskë, e tentakulave për të ndikuar në politikat e një shteti Sovran” – tha Basha.

Exit mobile version