Basha nga Lezha: Ndryshimi po vjen, Shqipëria fiton

Kryeari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me qytetarët e Lezhës, të cilët i kishin rezervuar një pritje madhështore, ku qindra lezhjanë kishin dalë në rrugë për ta pritur.

Postimi i plotë i Lulzim Bashës:

Sot, qindra qytetarë të Lezhës na pritën për të na thënë se ka ardhur koha për ndryshim!
Sot, qytetarët lezhjanë na thanë se kanë zgjedhur shpresën mbi frikën, bashkimin mbi përçarjen.
Sot, ata e thanë me plot gojën se ne tashmë jemi bashkuar për t’ua kthyer Shqipërinë qytetarëve të saj.
Për të dhënë mesazhin e fuqishëm se ndryshimi po vjen në Shqipëri dhe Shqipëria fiton!

Exit mobile version