Kryetari i Opozitës së Bashkuar, Lulzim Basha u ka bërë thirrje nga Lezha të gjithë shqiptarëve ti bashkohen protestës së madhe që do të mbahet nga opozita më 11 maj, për tiu bashkuar vlera të demokracisë që janë vlerat e Europës dhe të Amerikës.
‘Ne jemi për vlerat e Amerikës, për vlerat e Europës. Vëllezër dhe motra, janë këto vlera për të cilët do të luftojmë dhëmbë për dhëmbë, rrugë më rrugë, qytet më qytet.
11 Maji na thërret për një tjetër përballje vendimtare, të vlerave tona, të vlerave të demokracisë. Kjo tirani nuk do ia dalë ti vendosë duvakun popullin.
Qe nga dita e nesërme, e diela e Zotit për Katolikët deri të shtunën e ardhshme, duhet ta bëjmë një tjetër kuotë monumentale për Shqipërinë. Shqipërinë nuk do ia lejmë në dorë krimit. Zoti e bekoftë Shqipërinë”, iu drejtua Basha shqiptarëve.
Basha u shpreh se, Edi Rama i do njerëzit në emigracion dhe jo në Shqipëri. Ai theksoi se Rama dhe bandat e tij kanë vjedhur dhe kanë tjetërsuar votat e të gjithë Shqiptarëve.
“Ai dhe bandat e tij kanë vjedhur dhe tjetërsuar çdo votë të shqiptarëve. Ramës i ka ikur truri, është i çoroditur dhe i shkëputur nga realiteti. Rama po tenton t’i mbushë mendjen shqiptareve se Shqipëria nuk ka asnjë problem.
E kuptoni se deri ku shkon çoroditja e njeriut. Nuk po i funksionon më instrumenti kryesor me të cilin ka marrë pushtetin, shkurajimi i njerëzve, qe t’i frikësojë, dëshpërojë, t’u heqë shpresën, t’u thotë se gjithçka është njësoj dhe nuk ka më mirë se ky sharlatan”, u shpreh Basha.
Basha ka folur nga Lezha edhe për programin ekonomik të Partisë Demokratik, me ardhjen në pushtet.
Basha premtoi se do të ketë ulje taksash që do të shkojnë në funksion të rritjes së punësimit
‘Në fund të kësaj beteje e pret një qeveri dhe një kryeministër që do vendosë taksa më të ulëta në funksion të një prioriteti absolut të PD, punësimin, punësimin. Kjo është masa e parë stabilizuese por kemi një vizion të plotë për ta kthyer punësimin në një realitet të prekshëm.
Duhet ta kthejmë Shqipërinë në vendin më tërheqës për investimet e huaja. Potenciali është këtu. Evropa do ketë nevojë për 2 mln vende të reja pune. Duhet t’i japim fund korrupsionit, duhet të trajnojmë, në të gjitha fushat profesionistë”, tha Basha.
Më tej Basha shtoi se për të arritur këto qëllime nuk mjafton vetëm vizioni, por duhet edhe vullnet, në mënyrë që tu hiqet buxheti 4-5 oligarkëve dhe për të punësuar qindra-mijëra studentë që punojnë në kushtet më të zeza/
“Sa është fatura e abuzimit të kësaj qeverie, vitin e kaluar 1.7 mld euro. Të vetmit që duhet të kenë frikë nga ardhja e PD dhe opozitës në pushtet janë ata 4-5 oligarkë të cilëve do tua marrim ato para për tua dhënë studentëve, të rinjve shqiptarë. Unë e di që kanë frikë dhe iu them bëni mirë të keni frikë sepse kjo do të bëhet me ndihmën e Zotit, bashkimin e shqiptarëve”, tha Basha.
Basha, duke komentuar situatën e vështirë ekonomike dhe sociale në të cilën ndodhet familja shqiptare, si edhe shpopullimin e shpejtë të vendit si pasojë e keqqeverisjes së Ramës, ka përsëritur edhe njëherë premtimin se me ardhjen në pushtet të Partisë Demokratike, pensioni minimal do të jetë jo më pak se 250 mijë lekë.
“100 mijë fëmijë më pak se një vit më parë, 100 mijë vogëlushë të larguar që do të thotë se vetëm vitin e kaluar janë larguar 50 mijë familje. Rënia dramatike e prodhimit bujqësor ka çuar në braktisjen totale të fshatit. E vetmja qeveri do të hyjë në historinë e Evropës që shkatërroi skemën e subvencioneve. Rama bën selfie me Vuçiç, punë e madhe se fermeri serb i sjell prodhimet këtu e fermeri shqiptar jo. Moshës së tretë i them se nuk ka tërheqje pas, pensioni minimal 250 mijë lekë të vjetra në muaj. Kjo do të bëhet realitet për çdo pensionist”, premtoi Basha nga Lezha.