Basha nga Shkodra: Kriminelë, mos u mundoni të lidheni në telefon me Ramën se do ua sjellim në qeli!

“Sot është dita kur Edi Rama kërkon teë kthejë të burgosurit politikë në Shqipëri. Por sot është dita dhe vendi për t’i thënë: I ke ditët e numërura.

Krimi është bashkëpunëtori më i ngushtë i Edi Ramës, për të qendruar në pushtet. Askush më mirë se shkodranët nuk e di këtë. Disa prej këtyre kriminelëve janë prapa hekurave dhe vazhdojnë të bëjnë përpjekje për të drejtuar punët e tyrë të pista nga burgu, për të komunikuar me ramën.

Por atyre u themi: mos u mundoni shumë për t’u lidhur në telefon me edi ramën. Së shpejti do t’ua sjellim edi ramën agy ku jeni ju, bashkë më krimineleët e tjerë në pushtet. Beteja që ka nisur nuk do të njohë gjunjëzimin e shkodres.

Krimi nuk do ta gjunjëzojë Shqipërinë. Liria dhe demokracia janë frymëzimi ynë. Çlirimi i Shqipërisë nga qeveria e lidhur me krimin është misioni ynë për të realziuar enderrën Shqipëria si gjithë Europa”, tha Basha.

basha

Artikulli paraprakShkodra, pritje madhështore Bashës!
Artikulli tjetërBasha: 200 të rinj i bashkohen PD në Shkodër në një orë kritike për Shqipërinë