“Sot është dita kur Edi Rama kërkon teë kthejë të burgosurit politikë në Shqipëri. Por sot është dita dhe vendi për t’i thënë: I ke ditët e numërura.
Krimi është bashkëpunëtori më i ngushtë i Edi Ramës, për të qendruar në pushtet. Askush më mirë se shkodranët nuk e di këtë. Disa prej këtyre kriminelëve janë prapa hekurave dhe vazhdojnë të bëjnë përpjekje për të drejtuar punët e tyrë të pista nga burgu, për të komunikuar me ramën.
Por atyre u themi: mos u mundoni shumë për t’u lidhur në telefon me edi ramën. Së shpejti do t’ua sjellim edi ramën agy ku jeni ju, bashkë më krimineleët e tjerë në pushtet. Beteja që ka nisur nuk do të njohë gjunjëzimin e shkodres.
Krimi nuk do ta gjunjëzojë Shqipërinë. Liria dhe demokracia janë frymëzimi ynë. Çlirimi i Shqipërisë nga qeveria e lidhur me krimin është misioni ynë për të realziuar enderrën Shqipëria si gjithë Europa”, tha Basha.