Basha nga Shkodra: Socialistët e braktisën farsën e 30 qershorit, është koha për ta kthyer votën masive për largimin e këtij regjimi

Lideri i opozitës, Lulzim Basha, pas takimit me strukturat e PD në Shkodër, gjatë një prononcimi për mediat falenderoi qytetarët që braktisën votimet e 30 qershorit. Basha tha se, rezultati është një motivim për opozitën për të sjellë transformimin në vend dhe u shpreh se ka ardhur koha për të dhënë zgjidhje për rimëkëmbjen e ekonomisë.

“Dua t’i shpreh mirënjohje këtij qyteti fisnik të zemrës evropiane të Shqipërisë me refuzimin rekord me 91 përqind që refuzuan jo vetëm 30 qershorin, por regjimin e hajnave dhe kriminelëve të Edi Ramës. Përulem para tyre”, tha Basha. Socialistët shkodranë braktisën farsën e 30 qershorit dhe lëshuan mesazhin kuptimplotë që ka kapur partinë e tyre, se ata s’janë gati ta pranojnë uljen e kokës para organizatës kriminale të strukturuar të Rilindjes”.

“Së dyti, për mua, për PD, për opozitën, refuzimi i Ramës, shumica ‘Rama ik’ është motivim dhe përgjegjësi për ta kthyer votën masive për largimin e këtij regjimi antikushtetues në një ndryshim të qëndrueshëm për çdo shqiptar, që duhet të vijë me ndryshime kushtetuese, zgjedhore politike, që do t’i paraprijë një transformimi të ekonomisë të thellë dhe një transformimi të thellë modernizues për vendimin”, u shpreh gjatë prononcimit për gazetarët.

“Jam i vetëdijshëm për kohën e vështira. S’mjafton të themi që kjo është një qeverisje e dështuar e Ramës. Është koha për ti dhënë zgjidhje për të çliruar ekonominë nga pesë oligarkët me të cilët e ka kapur Rama. Për të ulur çmimet. Për t’i kthyer shqiptarëve të drejtën për të punuar dhe jetuar me dinjitet”, përfundoi Basha.

66768337 438890280025890 7262053522961596416 n

9ae9d4f4 64dc 41df a60c 05ccc3b5d46c

2 19

3 15

4 9

Artikulli paraprakAvokati shqiptaro-amerikan flet në “Zërin e Amerikës”: SPAK nuk bëhet me prokurorë të korruptuar…
Artikulli tjetërTufa jep alarmin: Po na dorëzojnë në duart e ish-oficerëve të ish-Sigurimit famëkeq të diktaturës