Basha nga takimi i IDU në SHBA: Shqipëria ka nevojë jetike partnerët e saj, për të adresuar sfidat e sigurisë, për të luftuar korrupsionin dhe lidhjet e politikanëve me krimin

Kreu i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, gjatë takimit në Forumin e Unionit Ndërkombëtar të Demokracisë në Washington, theksoi rëndësinë e partneritetit me SHBA-në, PPE-në dhe Britaninë e Madhe për të adresuar sfidat e sigurisë, luftimin e korrupsionit dhe lidhjet e politikanëve me krimin.

Basha gjithashu zhvilloi takime me figura të larta ndërkombëtare, përfshirë drejtues të PPE-së dhe kongresmenë amerikanë, duke nënvizuar nevojën për angazhim të përbashkët në mbështetje të demokracisë, stabilitetit dhe zhvillimit ekonomik të Shqipërisë.

Postimi i Bashës:

Në Forumin e Unionit Ndërkombëtar të Demokracisë në Washington, patëm mundësinë të dëgjojmë vizionin e administratës së ardhshme të SHBA-së, PPE-së dhe Britanisë së Madhe, mbi kërcënimet globale ndaj demokracisë dhe lirisë, si edhe nevojën e angazhimit të përbashkët për parandalimin, paqen dhe stabilitetin.

Gjatë këtij forumi, zhvillova biseda dhe takime të veçanta me drejtues të ndryshëm, duke përfshirë kreun e grupit parlamentar të PPE-së dhe presidentin e këtij grupi, kryetaren e re të konservatorëve britanikë, Kemi Badenoch, kongresmenë, eurodeputetë dhe drejtues të institucioneve dhe organizatave të ndryshme ndërkombëtare.

Shqipëria ka nevojë jetike për miqtë dhe partnerët e saj, për të adresuar sfidat e sigurisë, për të luftuar korrupsionin dhe lidhjet e politikanëve me krimin, për të zhvilluar ekonominë dhe për të konsoliduar demokracinë.

FB IMG 1733503032701

FB IMG 1733503036319 1

FB IMG 1733503039111

FB IMG 1733503041417

Artikulli paraprakDëborë dhe reshje shiu! Parashikimi i motit për fundjavën që na pret, temperaturat minimale shkojnë deri në -4°C
Artikulli tjetërMashtrimi me Call Center-at në Shqipëri! GJKKO merr vendimin për Ardian Korrikun dhe Irisa Puca, ja me sa vite burg dënohen