Basha-Nikollës: Mos u kthe në hije e Lenka Çukos!

Replika e kryetarit Basha në Kuvend

Zonja Nikolla, unë e kuptoj që je mësuar të marrësh komanda dhe urdhra me buton, por kjo nuk është asambleja e Partisë Socialiste, as mbledhja e oligarkëve, as ndonjë azil numër 2 ku mund të bësh gjërat siç do ti, e siç ke dashur ti. Ky është Kuvendi i dalë nga masakra zgjedhore, por ka disa rregulla. Dhe këtu e para e punës nuk kishte asnjë të drejtë të çoheshe zonja me vjershën që kishte parapërgatitur regjisori, sepse askush s’i përmendi emrin. Por kuptohet që jeni të gjithë me regji qëndrore, ju dhe ata që fshihen pas jush, ata hajdutët e tenderave sekretë. Është ajo regji qëndrore që e mban në këmbë këtë shtet mafioz dhe që i ka zënë dhe grykën dhe SPAK-ut se përndryshe gjysma prej jush nuk do të ishin këtu sot.

Gjysma prej jush nuk duhej të ishin këtu, se ku do isha unë do e shikoje mirë ti ku do isha, por gjysma prej jush nuk do të ishin këtu. Ta tregoj ty unë pastaj se ku do isha unë, por gjysma prej jush nuk do të ishin këtu. Tani, zbato procedurën, të paktën zbato procedurën. Mos u kthe në një hije të Lenka Çukos, sepse procedura nuk të jep ty të drejtën ta kthesh këtë kuvend në një kotec, ndonëse ju keni hyrë si të hyni në një kotec, se s’keni respekt votën. Por ne nuk kemi hyrë për të qëndruar pas hijes së fermës së kafshëve që ka pllakosur shtëpinë tuaj e familjen tuaj dhe tani doni ta ktheni në realitet për të gjithë Shqipërinë. Harrojeni këtë!

Ndaj, në qoftë se nuk do të mbash përgjegjësi, ti personalisht përgjegjëse për shkatërrimin që në nisje me të gjithë pasojat të asaj që është themeli i një Kuvendi, qoftë i përçudnuar siç është ky i masakrës zgjedhore është e drejta e opozitës për të thënë fjalën përmes respektimi rigoroz të procedurës në qoftë se nuk je aty thjesht dhe vetëm si dispeçe i ministrave dhe të atij që të ka vënë aty, minimumi bëj atë për të cilën i je zotuar mediave, respekto procedurën.

Të drejtën për fjalën për procedurë e kërkoi një deputete e opozitës, por ti nuk ke sy për opozitën. Replika i takonte të vetmit që u përmend me emër që ishte kryetari i opozitës. Megjithatë duke shpresuar që të kesh reflektimin sado të vogël të mundshëm, sepse përndryshe pasojat bien mbi ty, pavarësisht se unë e kuptoj që je skllavja morale e atij që të ka vënë aty, por mundohu t’i thyesh ata vargonj se je aty.

Tani, nuk të votuam ne, por prapë aty je. Thelbi, të dashur qytetarë, i të gjithë këtyre manovrave është për të shmangur vëmendjen nga ajo që ju thashë, për të ndërtuar një burg për mendjen tuaj ku kronikat e mediave dhe kronikave që blihen me paratë e korrupsionit dhe të oligarkëve dhe të tenderëve dhe të PPP-ve dhe që bëjnë apelin mëngjes e në darkë në paradhomën e këtij që kam mbrapa, të raportojnë që ky është halli, jo varfëria, jo hallet tuaja, jo mjerimi juaj sepse për këta siç e tha ajo që foli përpara, këto janë teknikalitete.

Varfëria juaj është çështje teknike. Dhe sa i takon kësaj ju ftoj që në vend të dëgjoni se çfarë mendoj unë për këtë, mendoni ju se ku ka arritur vendi ku anëtarja e kabinetit del këtu dhe thotë varfëria është çështje teknike.

Artikulli paraprakBasha: Në vend që të kërkojë ndjesë, gogoli i 8 viteve doli për të trembur qytetarët!
Artikulli tjetërPërgjegjësit e vdekjeve nga varianti “Delta”