Basha: Nisja më e trishtë e universitetit në 26 vite

Kryetari i PD, Lulzim Basha reagoi dje në lidhje me nisjen e vitit të ri akademik, ndërsa e cilësoi atë si më të trishtin e këtyre 26 viteve, ku mijëra maturantëve për shkak të sistemit të ri Rama-Nikolla iu hoq e drejta për të ndjekur studimet që preferonin.  “Nuk ka pasur në këto 26 vite nisje më të trishtë të universitetit se sa sot. I lanë bosh gjysmën e auditorëve, për shkak të politikës armiqësore me maturantët. Gjysma e këtyre 18-vjeçarëve ëndërrimtarë e idealistë, janë rrugëve, ende pa përgjigje, në pritje të tepricave që do lerë reforma e Edi Ramës. Po para kësaj, ata e të gjithë maturantët e vendit kaluan 2 muaj ferri, sepse nuk ishin në dorën e meritës e aftësive, mundit e djersës, por nën masën arbitrare, skandaloze të Edi Ramës, i cili ndryshoi papritur rregullat e lojës.
Dekani i Ekonomikut në UT, thotë se maturantët më të mirë kanë bërë zgjedhje nën presion, ose tek privati, ose në degë jo me emër, nga dëshpërimi për të mos humbur krejtësisht 3 vitet e maturës. Dramë e madhe. Ska si quhet ndryshe kjo e Edi Ramës që vazhdon ta pompojë si sukses”, shprehet kreu i PD, Basha.

Artikulli paraprakBerisha në Bruksel në Forumin e Sigurisë Globale dhe Lokale
Artikulli tjetërZjarr në banesë, familja shqiptare në Itali hidhet nga pallati, 7 të plagosur