Basha nga Kavaja: Atentat ndaj PD, regjimit i ka ardhur fundi, përgjigjen e merr të dielën me votë

Basha: Ngjarje e rëndë kundër demokracisë, PD, Aleancës për Ndryshim nga një kryeministër që e di se ai të dielën humb dhe Shqipëria fiton.

Basha: Ai do të na mbyllë gojën, ne nuk i kemi frikë, ata do ta marrin përgjigjen me votë

Basha: Përgjigjen le tja japim të gjithë bashkë të dielën në 25 prill.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është nisur urgjent drejt Kavajës, pak minuta pas incidentit të rëndë në zyrën elektorale të PD, ku mbeti i plagosur një person. Nga Kavaja, Basha tha se atentati i kryer ka për qëllim të frikësoj shqiptarët, por që nuk ka për të ndodhur kurrë dhe përgjigjen e merituar do ta marrin me votë të dielën nga Kavaja dhe nga e gjithë Shqipëria.

Fjala e plotë e kryetarit Basha në Kavajë

Sonte Kavaja është përballur me një ngjarje të rëndë! Një atentat kundër Partisë Demokratike, kundër Aleancës për Ndryshim, nga një kryeministër që e di se të dielën ai humb, Kavaja Fiton dhe Shqipëria fiton! Një njeri i cili ka humbur çdo lloj kufiri njerëzor dhe që sot hesht, ndërkohë që njerëzit e tij me dhunën dhe aktet e atentatit jo thjesht ndaj një aktivisti tonë, por ndaj demokracisë, tregojnë se këtij rrëgjimi i ka ardhur fundi. Kërkojnë të frikësojnë Kavajën.

Kërkojnë të frikësojnë Partinë Demokratike, koalicionin për ndryshim dhe shqiptarët, kërkojnë të na mbyllin gojën. Nuk na e kanë mbyllur gojën kurrë! Nuk i kemi frikë, do të marrin përgjigjen e merituar me votë të dielën nga Kavaja dhe nga e gjithë Shqipëria. Sepse Kavaja e di fare mirë të tilla akte kanë shënuar kthesat e mëdha, rrëzimin e diktatorëve dhe diktaturave. Ato tregojnë frikën në palcë dhe humbjen e toruas nga një njeri dhe një grusht njerëzish që e dinë se shqiptarët janë të vendosur t’i largojë që e dinë që shqiptarët janë më të bashkuar se kurrë për të sjellë ndryshimin. E bashkuar dhe e vendosur më shumë se kurrë është Kavaja, Partia Demokratike, Aleanca për Ndryshim, Shqipëria dhe shqiptarët.

Ndaj vëllezër dhe motra, të rinj dhe të reja të Kavajës e mbarë Shqipërisë, le t’ia japim përgjigjën këtij akti burracak, këtij atentati ndaj demokracisë të gjithë masivisht ditën e diel në kutitë e votimit dhe kështu t’i japim fund njëherë e mirë këtij 8-vjeçari makth për shumicën dërrmuese të shqiptarëve e të kthejmë Kavajën e demokracisë, të shpresës e të zhvillimit, Shqipërinë shpresës dhe të ndryshimit të gjithë se bashku. Të gjithë së bashku, asnjë hap mbrapa le të vazhdojmë marshimin tonë ditë për ditë, krah për krah deri ditën e diel ku Kavaja Shqipëria do t’i japin përgjigjen e merituar këtij atentati të shëmtuar kundër demokracisë, kundër Partisë Demokratike dhe kundër koalicionit tonë për ndryshim.

Zoti ju bekoftë ju! Zoti e bekoftë Kavajën demokratike! Zoti e bekoftë Shqipërinë!

Exit mobile version