Basha: Një nga sektorët ku ka bërë më shumë dëm qeveria, është bujqësia. Ne e kemi prioritet kombëtar

Kreu i opozitës, Lulzim Basha u shpreh gjatë takimit me fermerët në Urën Vajgurore se, nga të gjithë sektorët e ekonomisë dëmin më të madh kjo qeveri dhe ky kryeministër ia kanë bërë bujqësisë duke e braktisur nga premtimet dhe financimet që ekzistonin më parë.

“15 milionë euro të cilat subvencionoheshin nga qeveria e Partisë Demokratike për bujqësinë sot tretet nga viti në vit. Vjet ishin 7 milionë euro dhe 4 milionë u disbursuan dhe ato i shkuan 5 klientëve të Edi Ramës. Fermeri nuk merr asbnjë qindarkë subvencion.

Bujqësia është në kolaps. Fermerët janë të prag të falimentit. Prodhimet tona në vend që të furnizojnë tregun e brendshëm, kalben sepse uk arrijnë tek konsumatori dhe nuk konkurojnë dot me produktet e importit, me një skemë mafioze oligarkësh të cilët opër të mbushur xhepat e tyre kanë hapur portat e importit duke dëmtuar në palcë prodhimin vendas.

Në zemër të vizionit tonë për një Shqipëri ndryshe, për një Shqipëri të standardeve europiane, ku bujqësia subvencionohet. Gjysma e buxhetit të BE-së është pjesë e politikës për subvencionimin e fermerëve europianë.

100 milionë euro suvbvencione marrin fermerët e Kosovës. 100 milionë euro suvbvencione marrin fermerët e Maqedonisë së Veriut, prodhimet e tyre jo vetëm furnizojnë tregun vendas, por eksportohen në Shqipëri.

E vetmja qeveri që nuk mbështet fermerët është qeveria shqiptare. Ju ka mbyllur aksesin në treg ju dhe agrobiznesit, ka përqëndruar importin e prodhimeve bujqësore në duart e 5 oligarkëve. Bujqësia për ne është prioritet kombëtar.

Në qeverinë time të gjitha problemet që kanë ccuar në këtë kolaps të bujqësisë do të trajtohen me përparësinë më absolute që ditën e parë. Thirrja e parë që kam është që të mos dorëzoheni. Kanë qenë vite të vështira, jo prej Zotit as prej motit, por prej qeverisë.

Një ditë e mirë po vjen për ju dhe familjet tuaja. Zotimi im është që qeveria e ardhshme nuk do t’ju ketë prapa listës apo në fund të listës, por do ta ketë fermerin shqiptar dhe bujqësinë shqiptare në krye të listës me buxhet, me financa, me masa konkrete dhe jo me fjalë.

Çdo pikë djerse e fermerit shqiptar të mos shkojë dëm, mos të shkojë në kanal por të kthehet në punësim, para, mirëqenie, kreditim për ju dhe fëmijët tuaj. Bujqësia është goditur edhe nga largimi i të rinjve.

Por me planin tonë për arsimin e lartë dhe profesional, një pjesë shumë të madhe të subvencionimit të arsimit të lartë në fushën e agronimisë, veterinarisë, zooteknikës, inxhinierëve të pyjeve dhe mjedisit, peshkimit, bletarisë do të marrë subvencionim me para të fëmijëve tuaj për arsimin e tyre në këto fusha.

Të kemi bujqësi konkurruese me rajonin, që sjell prodhimin e freskët dhe cilësor në tavolinat e shqiptarëve, që tepricën nuk e derdh në kanal por e eskporton. Do të keni një qeveri që punon në krahun tuaj e jo kundër jush”, u shpreh BAsha.

Exit mobile version