Basha: Një zgjim dhe bashkim i ri si në 22 Marsin ’92 për të përmbysur diktaturën e krimit

Kryetari i PD, Basha bëri thirrje sot për një zgjim dhe bashkim të ri popullor të ngjashëm me atë të 22 Marsit 1992 për të përmbysur diktaturën e krimit. Basha i bëri komentet pas një vizite në Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve nga ku uroi të gjithë shqiptarët për festën e Sulltan Novruzit. Basha tha se 22 Marsi është një ditë e shenjtë që simbolizon ditëlindjen e Imam Aliut, por edhe një ditë e madhe e historisë së Shqipërisë, dita kur shqiptarët të bashkuar mposhtën errësirën dhe diktaturën më mizore. “Kjo ditë, tha Basha, është dita e fitores së dritës mbi errësirën. Por është edhe 22 Marsi historik, dita kur shqiptarët u bashkuan dhe mposhtën errësirën dhe tiraninë, diktaturën më çnjerëzore që varfëroi dhe shtypi jetën e miliona shqiptarëve. Është dita e triumfit të madh, por edhe e zgjimi të madh për të mposhtur diktaturën e krimit, për të marrë fatin tonë në dorë dhe çuar vendin drej Shqipërisë së lirisë, dinjitetit, punës dhe demokracisë europiane”.

Exit mobile version