Basha njofton partnerët: Kartelet e drogës po paralajmërojnë akte terrori

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha parlajmëroi sot në një konferencë shtypi rrezikun që i kanoset vendit nga aktiviteti kriminal i karteleve të drogës që mbështet direkt nga ministri i Brendshëm. “Jemi në kontakt me partnerët dhe i kemi njoftuar se nga informacionet tona mund të kemi akte terrori nga kartelet e drogës”, u shpreh Basha.
Kjo është një nga deklaratat më të forta të Bashës, ndërkohë që i gjithë vendi është mbjellë me kanabis. Kryetari i opozitës deklaroi se sot është koha për zgjedhje të lira dhe se cdo ditë që kalon rrit potencialin edhe më tej degradimin e rendit dhe të ekonomisë.
Në bashkëbisedimin me gazetarët Basha nuk tha nëse është rënë dakord për këtë cështje me kreun e LSI-së Ilir Meta por nënvizoi se është kusht i patjetërsueshëm për zgjedhje të lira
Basha tha ” koalicioni për zgjedhje të lira e të ndershme do të zgjerohet” dhe “qeveria teknike është kusht i patejkalueshëm për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Qeveria teknike do të ishte zgjidhje e preferuar dhe për reformën zgjedhore. Qeveria teknike është e domosdoshme për zbatimin e saj”
Pyetje: Por a ka një premisë për një zgjerim të koalicionit PD-LSI?
Lulzim Basha: Sapo thashë kërkoj bashkëpunimin e çdo force politike, LSI dhe PS të cilët nuk duhet të nisen nga premisa e frikës së votës së lirë por nga përgjegjësia për zgjedhje të lira, mirëpres kontributin e çdo force politike, sic mirëprisja kontributin për të arritur konsensusin e 21 korrikut. Reforma zgjedhore është shans për Edi Ramën dhe Ilir Metën. Një gjë është e sigurtë ne nuk do rrimë duarkryq”
Kryetari i PD-se nënvizoi aksionin që opozita do të ndërmarrë për të zhvilluar zgjedhje të lira dhe të ndershme të cilat sipas tij janë të rrezikuara nga krimi dhe narkotrafiku.
Në bashkëbisedimin me gazetarët në selinë e PD-së Basha shtoi: “Kushdo që kërkon alibi për të rindezur konfliktin politik do të zhgënjehet thellë e do të përballet që nga dita e sotme me arsyet pse kërkon të rishpikë një luftë politike”.

Artikulli paraprakBritania dhe roli i saj global pa Europën
Artikulli tjetërPAOK dhe Kaçe ende larg