Basha: Nuk do të ketë pakt kulisash, do të ketë një dialog kombëtar dhe…

Basha u shpreh nga Durrësi se, kjo betejë nuk do të mbarojë thjeshtë me largimin e Edi Ramës. “Largimi i Edi Ramës është hapi i parë i panegociushëm, hapi që do ti hapë rrugë zgjidhjes politike të krizës.

Por, fjalën vendimtare për zgjidhjen njëherë e përgjithmonë të plagëve që shkaktojnë këtë krizë, do ta kenë përsëri shqiptarët.

Deputetë të zgjedhur drejtëpërdrejtë në 100 zona maxhoritare, apo sistem kombëtar me lista të hapura. Senat që e ngadalëson dhe e bën transparent procesin legjislativ. President me kompetenca të plota që kontrollon dhe balancon pushtetet, pse jo president të zgjedhur nga populli.

Ndarje dhe balancim të pushteteve që garantojnë gjyqtarë dhe prokurorë të pavarur dhe që zbatojnë ligjin. Referendume popullore, lokale dhe kombëtare, që sovrani, populli të ketë gjithmonë mundësinë, levën, për të ju mbivendosur çdo politikani që humb arsyen dhe kërkon të mashtrojë votuesit. Referendum për gjithçka që kanë të bëjnë me shëndetin, sigurinë, jetën.

Këto janë disa nga propozimet, për të cilat angazhohem sot se nuk do të ketë pakte kulisash, do të ketë një dialog kombëtar dhe në fund një vendimarrje me referendum nga populli”, u shpreh Basha.

Exit mobile version