Basha: Nuk do të lejojmë monopolin e Olsi Ramës tek lojrat e fatit, do mbyllen të gjitha

Lideri demokrat Lulzim Basha duke folur në studion e Opinion tha se pas mbylljes së lojërave të fatit fshihet një aferë e madhe. Sipas tij, do t’i jepet monopoli i lojërave të fatit online një kompanie që ka lidhje me Olsi Ramën dhe Vangjush Dakon.
Basha: A deklaroi 4 vite më parë fundin e marrëzisë? Sa ishin atëhere me statistika. Ishin 840. Sa janë tani? 4200. Kush janë aksionerët kryesorë? njerëzit e lidhur me pushtetin. E keni parë ligjin? Po jepet monopoli një kompanie online që qartësisht është në duart e Edi Ramës, të Olsi Ramës dhe Vangjush Dakos.
Vërtetimin për këtë ne e kemi treguar si opozitë. Personat e lidhur me këtë koncension dhe kontratë, zinxhiri i personave të çon tek personat e lidhur me kryeministrin. E njëjta gjë që ndodhi 5 vjet përpara me atë personin që u vra tek Tirana e re, po ndodh sot.
Një ndër aksionerët kryesorë të Apex, njeri shumë i afërt i Edi Ramës ka shitur 4 muaj më parë aksionet e Apex-it austriakëve. Pse them i afërt i Edi Ramës? Çuditërisht ky njeri po merr lejen e ndërtimit tek sahati dhe poi a marr ish mikut të Edi Ramës, Ilir Matës, dhe ka marrë dy kulla në qendër të bllokut.
Pyetje: Pse nuk propozoni ti mbyllnit ju si parti konservatore?
Basha: Unë kam qënë i pari që ka propozuar për zhvendosjen e tyre tek Kombinati i Autotraktorëve. Pra largimin e tyre nga gjithë pikat e qytetit dhe ky propozim u rrëzua për shkak të mungesës së maxhorancës në Këshillin Bashkiak.
Absolutisht që PD zotohet që do ti mbyllë të gjitha por nuk do të lerë monopolin e vëllait të kryeministrit ndaj basteve.
As të atij që është sot dhe as atij që do vijë nesër. Ky është ndryshimi mes mej dhe Ramës, mes PD dhe PS. Edhe atehere kur porpozon një masë gjoja në interes public, fshihet një lepur i madh mbrapa. Lepuri i madh është Vangjush Dako dhe Olsi Rama.

Artikulli paraprakBasha: Rama do të largohet nga politika dhe do të përballet me drejtësinë
Artikulli tjetërKy është prishur nga mendtë e kokës, pse nuk i denoncon në prokurori kriminelët që e kërcënojnë nga burgu?