Kryetari i opozitës së Bashkuar, Lulzim Basha, ka qenë edhe njëherë i qartë përsa i përket zgjedhjeve që presupozohen të mbahen në 30 qershor, duke shprehur bindjen e Partisë Demokratike se zgjedhje me Ramën nuk ka për të pasur.
Në lidhje telefonike nga Shkodra me emisionin “Të paeskpozuarit” në Neës 24, Basha foli edhe për aksionin e sotëm opozitar si edhe aludimet se me këtë protestë, opozita po kërkon pushtet në tavolinë.
Rakipi: Duket që aksioni i opozitës nuk është shumë i qartë, duket sikur po shkon drejt një kërkimi pushteti në tavolinë? Çfarë ju konkretisht kërkoni?
Basha: Opozita nuk kërkon pushtet në tavolinë. Kjo nuk është betejë për pushtet. Kjo është betejë për zgjedhje të ndershme. Po bëhemi dy vjet që jemi në një krizë kushtetuese, në një vend ku spikat emigracioni, dhe kriza totale në arsim dhe shëndetësi. Ne kërkojmë votën e lirë sepse rikthen vëmendjen e qytetarit te shteti.
Sot kemi në një situatë ku populli intimidohet nga shteti dhe shteti i shërben krimit. Jemi në një situatë tiranie, jo ideologjike, por të prodhuar nga një marrëdhënie e Edi Ramës me krimin. Formula është që kujdestari i zgjedhjeve të ardhshme të mos jetë ai që është kapur duke vjedhur me kriminelët.
Edhe sistemi i sotëm po të kishte vullnet politik nuk do të prodhonte Saimir Tahira, Gjiknuri… Ky ka shkelur çdo ligj, Kodin Zgjedhor, Kodin Penal Ne na duhet një qcveri që të mos shkelë ligjet. Sot e kuptojmë shumë mirë betejën, për shtetin e së drejtës, nuk është për pushtet, po për rregulla loje…
Rakipi: Nuk shoh një platformë që tu prezantohet shqiptarëve, që të gjithë këto që keni treguar për Edi Ramën ti bëni ndryshe….
Basha: Platforma jonë për oligarinë nuk është plaftormë por është ligj për antimafian…
Oligarkët i kemi përmendur me emra. Mos i bjer fyellit me një vrimë. PD i godet ata sa herë i kap. PD ka një platformë kundër oligarkisë, në kuadër të ligjit antimafia, që do të jetë ndëshkimi për këdo që i ka vënë në kundërshtim me ligjjin kur të vijmë në pushtet.
Kemi një platformë për vetingun e politikanëve që Rama e votoi kundër. Partia Demokratike ka një zgjidhje edhe për krimin edhe për zgjedhjet e lira dhe të ndershme
Rakipi: Pse mendoni që një qëveri tranzitore do ti japë përgjigje kërksave tuaj
Basha: Për një arsye shumë të thjeshtë që Edi Rama nuk mund të jetë kryeministri i zgjedhjeve të lira. Ky njeri nuk mund të jetë në krye të qeverisë, sepse në krye të qeverisë ai nuk garanton zgjedhje po i dhunon Me largimin e Ramës, i hapet rruga një pakti të të gjitha parive, ku përfshihet edhe Partia Socialiste, për tju treguar shqiptarëve që kushdo që vjedh vota shkon në burg.