Pika 4 e planit me 5 pika i opozitës tregon se nuk ka asnjë tërheqje, se ne e bëjmë të qartë se për shkak reforma zgjedhore është tashmë një kusht edhe për integrimin europian e konsiderojmë një pikënisje për zgjidhjen e krizës politike. Refomë zgjedhore nuk do të thotë të bëjmë ndryshime të ligjit në letër, sepse ligji në tërësi siç e thotë OSBE/ODIHR është në rregull. Është zbatimi i ligjit, vullneti për të zbatuar ligjin, prandaj dhe pika 4 e planit tonë prej 5 pikash parashikon vullnetin politik, ofrimin siç thuhet aty, të garancive shtetërore për barazi të subjekteve zgjedhore. Dhe po të shikoni aty pikën katër që do të miratonin, nuk e jep këtë garanci. Nuk ofron garanci se do të ndajë politikën nga krimi, që do të ndajë partinë nga shteti, sepse sot jemi në një sistem parti shtet. Pra nuk ka asnjë tërheqje, përkundrazi ka një zbërthim racional të përgjegjshëm nga politika, nga opozita, të qëndrimit tonë politik për zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe lokale me një qeveri tranzitore pa Edi Ramën.
Pyetje: Pse e vendosni në tryezën e zotit Rama këtë plan, ku një nga pikat thotë se qeveëria e zotit Rama nuk e ka autoritetin për të bërë zgjedhje?
Basha: Detyra jonë nuk është për të marrë me të mirë dhe për të qetësuar Edi Ramën. Detyra jonë është për t’i dhënë shqiptarëve zgjidhje për krizën. Detyra jonë nuk është të mbajmë me pekule Edi Ramën, sepse Edi Rama është në zyrën e tij luksoze, është në avion luksoz, shkon në Surrel dhe jeton një jetë luksoze. Problemi jonë janë shqiptarët që hapin frigoriferët dhe janë bosh, tavolinat gjithmonë e më të varfëra, xhepat gjithmonë e më bosh. Koston e jetësës e kanë gjithnjë e më të lartë, shumica dërmuese mendon të largohet nga vendi, pothuajse çdo i ri mendon të largohet nga vendi. Këto janë preokuoimet tona, ti japim zgjidhje kësaj krize është detyra jonë, jo të mbajmë Edi Ramën me pekule. Padyshim qëndrimi jonë është i qartë.
Pyetje: Ju po i lini në tavolinë një hajduti elektroal, një paketë që shmang vjedhjen elektorale?
Lulzim Basha: Jo. Ne po japim një propozim për mënyrën se si duhet të plotësohet një nga kushtet kryesore të Këshillit Europian të vitit të kaluar, të OSBE ODIHR të dy zgjedhjeve të kaluara dhe të Bundestagut gjerman të para një jave. Këtë po bëjmë. Ne po ndërmarrim një rol aktiv për zgjidhjen e krizës politike siç e ka kërkuar dhe Bundestagui në dokumentin e vet. ku thotë se palët duhet urgjentisht të ndërmarrin hapa për kalimin e krizës së rëndë politike në vend.