Kryetari i PD, Lulzim Basha, pas takimit që pati në orët e pasdites në qytetin e Kavajës në përgatitje të protestës së madhe të opozitës që do të mbahet më datë 8 korrik, ka shkuar në mbrëmje në Elbasan, ku është takuar me banorë të qytetit, tregtarë dhe shitës ambulantë.
Basha është pritur me entuziazëm nga banorët e qytetit, të cilët e kanë shoqëruar përgjatë rrugës ku është takuar me qytetarët.
Në një mesazh të mëhershëm Basha u shpreh se: “Beteja e opozitës për zgjedhje të lira e të ndershme është nuk ka për të njohur kthim pas derisa kjo betejë të fitohet. Lideri i opozitës shprehu mirënjohjen për këdo që i është bashkuar kësaj beteje dhe tha se është shumë e rëndësishme që protestës së 8 Korrikut t’i bashkohen sa më shumë shqiptarë nga ata që refuzuan Edi Ramën”.