Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u shpreh optimist në daljen e parë pas nisjes së numërimit të votave, për rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare.
Basha tha se, qendrat e para që numërohen përcaktohen nga partia në pushtet. “PS ka humbur thellë numrin e votave në Tiranë, në Këlcyrë, Memaliaj, kudo. Kemi të bëjmë me një humbje të thellë të PS dhe një rritje të Koalicionit për Ndryshim. Ky është fillimi”, u shpreh Basha.
DEKLARATA E KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA
Së pari, dua të falenderojë të gjithë mediat që keni bërë një punë të jashtëzakonshme duke vazhduar mbulimin nën stop dhe që do të vazhdoni për orët e ardhshme derisa numërimi të mbarojë.
Siç e dimë të gjithë, qendrat e paraqë numërohentë cilat janë të përcaktuara nga partia në pushtet, favorizojnë historikisht partinë në pushtet. Thënë kj, Partia Socialiste ka humbur thellë numrin e votive të numruara në Tiranë, në zonat e mbyllura, në Përmet, Këlcyrë, Memaliaj, kudo ku janë hapur këto kuti të cilat faktikisht ishin shënuar, sistemi është bërë i tillë me kutitë ku gjoja PS-ja do të ishte më mirë. Kemi të bëjmë me një humbje të thellë të Partisë Socialiste dhe një fitore, një rritje të numrit të votive për Partinë Demokratike, për koalicionin për ndryshim.
Ky është fillimi pas kutive që shpresonin ti kishin basion, ku qartësisht janë ndëshkuar siçishte zona 10 në Tiranë, ku Partia Demokratike ka një rritje prej 30% dhe PS-ja ka një rënie prej 200 votash, apo në zonën e Memaliajt, Këlcyrë, Përmet, ku po kështu janë ndëshkuar qartësisht nga qytetarët do të vij dhe radha e kutive të tjera. Por ajo që është e qartë si dritë dielli, është deri sa janë ndëshkuar në ato që I ishin bastione, ne presim që vota për Ndryshim të vazhdojë dhe fitorja e Alencës për Ndryshim të konfirmohet në të gjithë vendin.
Çfarë është e rëndësishme tani është që atat që e dinë fare mirë se me projeksionet aktuale, se çfarë i pret në kutitë e tjera, ti lënë lojrat, janë ata që kanë bllokuar numërimin në Kamëz dhe Paskuqan, janë ata që përpiqen të bllokojnë numërimin në Durrës e kudo tjetër. Le të vazhdojnë numërimin sepse vuillneti i popullit është në kuti. Ndaj, thirrja ime ndaj çdo numëruesi dhe çdo komisioneri është vazhdoni punën sipas ligjit me përgjegjësi, me seriozitet.
Vullneti i popullit është në ato kuti, numërimi do të bëhet në mënyrë strikte dhe rigoroze sipas ligjit dhe unë jam i bindur që ashtu siç janë kthyer në ato që i konsideronin bastionet e tyre ashtu në fund të ketij numërimi ndryshimi do të jetë i prekshëm për të gjithë. Fitorja e Aleancés për Ndryshim është e padiskutueshme, fitorja e Shqipërisë do t’i takojë do shqiptari.
Faleminderit!