Kreu i PD, Lulzim Basha ka publikuar një video në Facebook , teksa hedh akuza në drejtim të kreut të bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako për lidhjet e tij me bandën e Shijakut të arrestuar javën e kaluar për trafik droge.
Sipas kryedemokratit, restoranti ‘Pista’ në Durrës, në pronësi të grupit të Avdylajve është ndërtuar me lejen e Vangjush Dakos. Basha thotë në video se Dako e ka lënë Durrësin në dorën e krimit të organizuar si shpërblim për blerjen e votave për pushtetin e Edi Ramës.
Në video shfaqet edhe një pjesë e deklaratës së Dakos bërë në emision Opinion gjatë kësaj jave ku thotë ndër të tjera se: “çdo person nuk ka marrë nga Vangjush Dako asgjë kundra ligjit”.
“Dosja 339 sapo ka nisur të zbulohet. Vangjush Dako e ka vendin në burg”, shkruan Basha në videon e publikuar.
Dosja 339 sapo ka nisur të zbulohet. Vangjush Dako e ka vendin në burg.
Gepostet von Lulzim Basha am Samstag, 27. Oktober 2018