Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar ka folur për mediat lidhur me akuzat se PD është paguar nga rusët për lobim në SHBA. Basha ka thënë se PD ka kërkuar hetim nga Prokuroria që në 27 nëntor. Më tej kryedemokrati ka theksuar se në Shqipëri është vendosur një “narko”shtet. Sipas tij, Rama kërkon që me zhvendosjen e vëmendjes të mbyllë dosjen e Saimir Tahirit dhe Olsi Ramës, që sipas tij është i lidhur me klanet e drogës në Kolumbi. Basha tha se Olsi rama është në qenër të hetimeve të agjencive ndërkombëtare për drogën dhe të dhëna të reja pritet të dalin. Basha tha se Rama po bën gati të mbyllë dosjen e hetimeve për Saimir Tahirin. “Rama nuk do të mund të shpëtojë nga kjo dosje”, tha Basha. “Baltosje dhe shpifje, mjegullnajë e PS-së. PS po përgatitet të mbyllë dosjen e Saimir Tahirit. Tahiri e shndërroi Shqipërinë në Kolumbi. Droga ka kaluar sepse ka garanci të lartë politike. Është vendosur një ‘narko’shtet. PS po fsheh lidhjet e Olsi Ramës me trafikun e kokainës. Olsi Rama në rreth të kuq për trafikun e kokainës. Rama do të fshehë Olsi Ramën nga lidhjet me klanet e drogës. Kapja e 613 kilogramëve kokainë në konteiner tregon se miliona euro kokainë kanë kaluar nën qeverinë e Edi Ramës“, tha ndër të tjera Basha.
Basha: Kapja e 180 mln eurove në një kontenier tregon se qindra milionë euro kokainë kanë kaluar këto muaj sepse kanë pasur garancitë politike. Dështimi i kapjes së porositësit dhe të laboratorit ku do të përpunohej janë produkt i kompromentimit të drejtpërdrejtë të dyshes Rama-Xhafaj. Ka 6 muaj që Shqipërinë nuk e investon asnjë investitor i huaj por vetëm ministra të Brendshëm sepse Shqipëria është kthyer në vendin kryesor të drogës dhe krimit. Loja e tij e preferuar është sulmi i opozitës por me këtë lojë ai ka lënë zbuluar njerëzit e thjeshtë. Shumë prej jush keni qenë me mua kur e keni parë se sa situatë çnjerëzore. Nuk ka pse të vejë kreu i opozitës që t’u gjejë ai punë. Kjo ka shpjegim të thjeshtë: kur vjen në pushtet me bandat nuk të vjen keq për njerëzit e thjeshtë dhe çështja është si të sigurosh moskapjen e Olsit, Agimit, Vangjushit… Dita e enjte do të jetë nëj ditë e veçantë, jo ditë e bilancit të Ramës por e sjelljes në sallën e parlamentit të qindra njerëzve që u është hequr buka e fëmijëve. Ne do ta përdorim sallën e parlamentit për të ndaluar aktin kriminal, heqjen e ndihmës ekonomike. Edhe pse Shqipëria është në gjendje të rëndë ekonomike, Rama ka për inceneratorë.
Çështja e dytë ka të bëjë me prokurorin e përgjithshëm. Aty do të paraqiten amendamentet kushtetuese, ku prokurori të zgjidhet me veting dhe me 3/5 e votave. Sikundër e keni ndjekur treguesit janë që Rama s’do pranojë sepse synohet hapja e drejtësisë që ai të mbrojë Tahirin, Olsi Ramën, Agron Xhafën. Natyrisht kjo mund të ndodhe për disa muaj po jo pafundësisht dhe mjegulla qeveritare dhe sulmet ndaj opozitës nuk do të na ndalin ne për çlirimin e qeverisë dhe shtetit nga kartelet e drogës, monopolet, oligarkët dhe ti japim shqiptarëve shpresën. Askush nuk mund të heq vëmendjen se me takimin sekret në spital po përgatitet sabotimi i hetimit të kokainës dhe lirimi i Saimir Tahirit. Le të presë Edi Rama hetimin nga prokuroria. Le të presim hetimin dhe të mos harrojmë se po përgatitet lirimi i Saimir Tahirit dhe sabotimi total i kokainës së Maminasit. Kemi të dhëna jashtëzakonisht shqetësuese.