Kryetari i PD, Basha deklaroi në Parlament se orët e narkorepublikës po mbarojnë ndërsa paralajmëroi se regjimet para se të bien bien skërmisin dhëmbët duke bërë një analogji me qeverinë aktuale. Basha deklaroi se me votimin në mbrotje të Tahirit dhe për të mos lejuar Prokurorinë të arrestojë ish-ministrin e Brendshëm, shumica ka mbrojtur veten. Fjala e Bashës në Parlament i është adresuar shqiptarëve më shembuj prekës nga realiteti i këtyre katër viteve kur qytetarët burgosen dhe vriten për faturën e energjisë, ndërsa pushtetarët nuk preken kur implikohen në trafiqe dhe krim të organizuar për llogari të mafias.