Basha: Pakt me Maduron e Ballkanit nuk do të ketë, nuk ka forcë mbi tokë që t’ju tradhëtoj juve…

Kreu i opozitës, Lulzim Basha në mbyllje të protestës së zhvilluar nga opozita, u është drejtuar me një fjalë përshëndetëse qytetarëve para selisë së PD, duke theksuar se me pjesëmarrjen e tyre bënë që të dëgjohet thirrja e shqiptarëve “Rama ik”.
“Orët e kësaj bande që kanë marrë peng vendin po numërohen mbrapsht nga bashkimi i jashtëzakonshëm i shqiptarëve.
Kush nuk e ka dëgjuar le ta dëgjojë, kush nuk e ka kuptuar le ta kuptojë mirë e qartë se zgjedhje me Edi Ramën, nuk do të ketë.
Pakt me Maduron e Ballkanit nuk do të ketë.
Kjo qëndresë ka nisur për t’i kthyer qeverisjen çdo shqiptari dhe nuk do të ndalet derisa të bëhet realitet.
Askush në këtë protestë, në këtë kryengritje popullore nuk është këtu për karrige apo pushtet, aq më tepër për pazare.
Jemi për ti dhënë fund pazareve në kurriz të qytetarëve, të demokracisë, të lirë. E vetmja gjë që ka mbetur është pazari i gjësë së gjallë, një kopje e shëmtuar e pazarit të Milotit”, tha Basha.
Sipas tij, të gjithë i kemi një borxh të madh Shqipërisë, t’a çlirojmë nga të këqijat që e kanë marrë peng këtë vend gjatë 30 viteve.
“Nuk ka forcë mbi tokë që t’ju tradhëtoj juve, të tradhëtojë këtë lëvizje me standarde europiane, se do të bëhet realitet verdikti juaj për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa”, tha Basha.
Në vijim ai shprehu mirënjohje për gazetarët dhe kërkoi ndjesë pë rata që u bënë milionerë në pushtetin e PD-së duke shfrytëzuar djersën dhe mundin e demokratëve dhe shqiptarëve.

“Ora e së vërtetës po afron, askush nuk do t’i harrojë ata që sot poi shërbejnë klikës së Edi Ramës. Shqiptarë të ndershëm, bashkojuni për të ardhmen e Shqipërisë”, tha Basha.
Me mijra qytetarët protestuan sot sërish patra selisë së kuvendit por jo vetëm kundër qeverisë dhe kërkuan largimin e Kryeministrit Rama dhe krijimin e kushteve për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Kreu i Opozitës, Lulzim Basha në fjalën e tij para protestuesve e vuri theksin tek rezistenca e qytetarëve shqiptarë kundër nje qeverisje që kontrollohet nga krimi.
“Nuk ka asnjë shanc që populli i bashkuar të lodhet të përçahet e te kthehet në racën e deleve që ke mbyllur në atë kotec, i cili nuk përfaqëson më vullnetin e popullit, tha Basha.
“Ne jemi të bashkuar, ne jemi të vendosur dhe të frymëzuar me frymën e lirisë dhe demokracisë, me frymën e Zotit për të mbrojtur shtëpitë tona, liritë tona dhe të drejtat tona”.
“Ndaj dhe orës kur monopolin e dhunës e ka vetëm shteti, nëse nuk ka zgjidhje politike, monopoli i parë që do të shembet është monopoli i dhunës shtetërore, që sot dhunon qytetarët e pafajshëm dhe mbron kriminleët trafikantët e drogës, hajdutët. Bashkë me këtë monolpol do t’i vijë fundi të gjithë monopoleve të tjera në shëndetësi, në miniera, në naftë, në ndërtime dhe tendera publikë”.
“Ndaj mjerë ata oligarkë, mjerë ata shërbëtorë të Edi Ramës, që i kanë bërë llogaritë gabim”, tha Basha duke shtuar se “ora e hakmarrjes popullore po afron”.

“Kurrë më, nuk do të pranojmë një demokraci fasadë, siç nuk pranojmë një parlament fasadë. Zgjidhja politike kërkon bashkimin e të gjithë shqiptarëve të ndershëm, socialistëve të ndershëm për këtë pakt të madh kombëtar, për këtë ndryshim të madh që po vjen, ndryshimin e pandalshëm të shqipërisë si gjithë Europa”.
“I paralajamëroj prerë dhe qartë bashkëpunëtorët e rregjimit kriminal me kostum, me kollare, me atlete, me gojën e dhënë me qera se populli as nuk i harron as nuk ua fal shërbimet ndaj klikës mafioze në pushtet”.
“Ne jemi shpirti i Shqipërisë europiane. Vlerat për të cilat në luftojmë janë vlerat e Europës, vlerat e Amerikës, ndaj përballë kemi armiqtë e betuar të Shqipërisë europiane, ata që u ngritën kundër Shqipërisë në NATO, kemi atë që sulmoi presidentin e SHBA dhe vazhdon ta sulmojë me paratë e pista të drogës dhe korrupsionit”.
“Ai që çoi faqen e zezë, ministrin e trafiqeve në Shtëpinë e Bardhë, ai e di mirë se orët e tij janë të numëruara, ora e Shqipërisë europiane nuk do të ndalet”.

bbb 3

Exit mobile version