Basha paralajmëron sistemin bankar: Mos mbështesni piramidën e re financiare 1,5 miliardë dollarëshe që po vë Rama në zbatim

Kryetari i PD, Basha, gjatë takimit me Shoqatat e Bizneseve dhe Sipërmarrësit paralajmëroi institucionet financiare të mos mbështesin piramidën e re financiare 1,5 miliardë dollarëshe që po vë Rama në zbatim.
“Më së pari, sistemi ekonomik duhet çliruar nga zaptimi i trefishtë i tregut: Krimi, Oligarkia dhe Burokracia Partia Demokratike arriti të imponojë axhendën e dekriminalizimit të institucioneve shtetërore, ndonëse Rilindja bëri e bën çdo përpjekje për rezistencë. Qindra kriminelë u larguan nga zyrat e shtetit. Ne kemi shpallur fazen e dyte te dekriminalizimit, vettingun e politikanëve të lidhur me fije te dukshme e të padukshme me krimin, produkt i të cilit është edhe beteja që po zhvillohet tani dhe që u zbulua nga VOA.
Që nga 2013 asgjë s’është votë e shqiptarëve por produkt i krimit. Ndaj vetingu i politikanëve është prioritet absurd. Së fundmi është edhe dekriminalizimin e ekonomisë. Dosja 339 dhe 339/1 tregon se kryebashkiakët kryesorëjanë përfshirë në transaksione me krimin e organizuar, por sipas informacioneve tona edhe ministra si dhe vetë kryeministri janë të implikuar në këto transaksione. Rilindja në pushtet, e detyruar të largojë kriminelët nga zyrat e shtetit, bashkëpunon me ta në prapavijën politike dhe ekonomike. “Shqipëria Kolumbi e Europës” është damka që na ka vënë Edi Rama, nëpërmjet të cilës na njohin media ndërkombëtare dhe kancelaritë perëndimore.

Krimi dhe paraja e tij në ekonomi nuk sjell zhvillim, por rrënim, ndaj ne po denoncojmë dhe demaskojmë që sot në opozitë e do ta spastrojmë nesër në qeveri, nga politika dhe ekonomia. Paketa jonë ligjore e propozuar është e plotë, ajo do të zbatohet e plotë dhe do të ketë efekt vetëm nëse zbatohet e plotë. Oligarkia meriton të njëjtën luftë si krimi.
Ajo vjedh e grabit të sotmen dhe të ardhmen, njësoj si krimi. Një grusht kompanish të oligarkeve dhe rrjetit të tyre fitojnë thuajse të gjithë tenderët shtetërorë, kontratat PPP, lejet e licensat, me çmime super favorizuese për ta, me fonde limite qe i caktojne vete dhe i fitojne vete. Grabitje e financave publike, rritje e borxhit për çdo shqiptar. Oligarkia, nëbashkëpunim me regjimin e Edi Ramës, po rrënon biznesin e vogël e të mesëm dhe po dekurajon edhe biznesin e madh, që nuk është pjesë e tepsisë së pushtetit. Partia Demokratike ka shpallur një platforme të qarte e të plotë për shkatërrimin e sistemit oligarkik të Edi Ramës dhe shpurës së tij. Asnjë kontratë, leje a licencë e fituar në mënyrë abuzive nuk do të mbetet në fuqi. Çdo pasuri e vënë abuzivisht do të hetohet me barrën e provës të ligjshmërisë mbi oligarkët e nëse gjendet në keqbërje ndaj popullit e vendit, do të konfiskohet. Kemi sinjale që 1,5 miliardë dollarë kontrata korruptive do të hidhen në treg këtë vit. E paralajmëroj sistemin bankar dhe institucionet financiare të mos bëhet pjesë e kësaj piramide nëse nuk duan që kjo piramidë t’i marrë me vete”, u shpreh Basha.

Artikulli paraprakPrezantohen shtyllat e programit ekonomik të PD
Artikulli tjetërReagimi i fortë: Arta Marku hap hetim për Zërin e Amerikës me urdhër të zvarranikut Edi Rama!