Basha paralajmëron Ramën: Koha nuk pret, zbato planin për daljen nga kriza ose hap krahun

Kryetari i opozitëss, Basha reagoi menjëherë pas fjalës së kreut të qeverisë në Parlament duke e paralajmëruar se koha nuk pret dhe se duhet të zbatojë planin me 5 pika për daljen e vendit nga kriza ose të hapë krakun.

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një deklaratë për mediat pas fjalimit të kryeministirit Edi Rama në Kuvend ku u shpreh se “BE ndodhet tashmë në një pozitë jo të mirë për shkak të konflikteve të brendshme, dhe shtoi se është e pakuptimtë që të shtohen çdo vit kushte të reja.”

Por Basha u shpreh se dështimi për moshapjen e negociatave vjen vetëm për faj të një njeriu dhe ai është Edi Rama, dhe se vijon të tregojë më gisht fajtorë imagjinarë.

“Fajtor do të jetë çdo kush do të jetë opozita do të jeni ju mediat dhe i vetmi që nuk do të jetë fajtor do jet ai. E vërteta është se përgjegjësine e ka Edi Rama dhe askush tjetër është dështim i tij personal, është dështim i Edi Ramës. Ky dështim ka vetëm vulën e tij për sipër.

Dështoi siç ka dështuar në çdo premtim tjetër. Shqipëria është në krizë është në kolaps, kushtet e Europës për Shqipërinë janë shtuar.

Pse i thonë ‘Po’ Maqedonisë dhe jo Shqipërisë. Arsye është e thjeshtë se Edi Rama ka dështuar në secilën nga fushta ku Maqedonia ka shënuar progres dhe do ti iki përgjegjësisë.

Duke i ikur përgjegjësisë për mbrojtjen që i bën personave në listën e zëzë nga SHBA, për dështimin e hetimeve për blerjene votoave, duke i kur përgjgjësisë jo mundohet të heqë fajin, po fakton se ai nuk e do integrimin e BE. Kjo është e vërteta. Cili nga nënkushtet gjermanë nuk është përgjegjësi e drejtëpdrejtë e Edi Ramës.

Cila është përgjegjësi e forcave të qeverisë Gjermane?! Është një përpjekje e varfër e dalë boje si vetë Rama për ta hedhur fajin gjetkë, edhe pse u kap me presh në duar. Epo tani nuk është momenti që përgjegjësi ka vetëm një emër dhe ky është Edi Rama. 9 kushtet dhe kërkesat përbëjnë shprehjen më konçize për të dalë nga kjo krizë. Nuk kemi kohë për të humbur, është kohë që njerëzit e përgjegjshëm të dinë ti dalin zot këtij vendi.

Rinia e ka mendjen të largohet nga vendi, vendi ka mbetur në marsh indietro Rama vijon të tregojë me gisht fajtorët imagjinarë.
Jeni ju që po paguani për dështimin spektakolar për qeverisjen e dështuar të Edi Ramës.

Në vend që të sillte zgjidhje për poblemet solli edhe më shumë probleme. Ka ardhur koha të hapë krahun dhe të krijojë një vision të ri. Nuk ka pse të jemi në këtë gjendje. Nuk e mertojn shqiptarët, të mbeten prapa Maqedonisë. Kemi udhëhesjen e gabuar tash e 6 vite.

Na duhet një drejtim i ri, ky drejtim vjen përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Reforma Zgjedhore është prioritet i shqiptarëve, BE dhe imi personalisht.

Ne kemi propozuar një plan të qartë që i hapur rrugë plotësimit të 9 kushteve të Bundesatgut, fundit të krizës dhe nxjerrjes së vendit nga kriza ku e ka futur Rama. Plani është në tavolinë. Duhet ta zbatojë ose të hapë krahun. Kjo është një betejë për shqiptarët.”- u shpreh Basha.

Exit mobile version