Ata që bashkë me pushtëtarët janë pjesë e aferës së inceneratorëve, do të përfundojnë në gjykatë. Kjo nuk është vetëm një aferë korruptive. Është një aferë edhe më kriminale, aferë e pastrimit të parave të pista. Është një nga testet më madhore për drejtësinë e re.
Si shumica e medias, edhe drejtësia është nën prsionin për të mos vepriar. Pas 25 prillit do të çlirohen të gjithë dhe do të hetohet pas asnjë presion dhe ndërhyrje.
Shqetësimi im është fikja e ekraneve dhe e mediave sa herë që afera e inceneratorëve përmendet.
Deri tani 75 milionë euro dhe dhjetëra miliona euro janë paguar gjatë pandemisë. Këto do të kishin mjaftuar për të ndihmuar me mijëra familje për të dalë nga kriza.