Basha pas vizitës në Gjermani: BE pret hapa të fortë, Rama të lejojë arrestimin e Tahirit

Kryetari i PD, Basha deklaroi pas kthimit nga vizita në Gjermani se BE pret hapa të fortë në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit për vendimin që këto vende do të marrin për të hapur negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian. Basha ka deklaruar prerë se është koha që Rama të marrë përgjegjësitë e tij dhe se duhet të lejojë arrestimin e Tahirit.
“Rekomandimi është një hap i rëndësishëm, takimi në Rinas ishte për shkak se unë isha në Berlin për të zhvilluar bisedime intensive me partnerët tanë ku kërkova një votë pro për negociatat. Rekomandimi pozitiv është ftesa për tu futur në oborrin e BE-së por derën e hapin vendet anëetare të BE”, tha Basha.
Basha kujtoi se për Gjermaninë janë 7 kushtet për hapjen e negociatave dhe se në Gjermani ka një skepticizëm ndaj Shqipërisë.
Ai tha se në raportet e tyre figuron se Shqipëria ka një raport problemetik me krimin dhe korrupsioni, ndërsa në raport me reformën në drejtësi hapat janë të ngadaltë dhe prokuroria është kapur.
Rekomandimi është një hap i rëndësishëm, takimi në Rinas ishte në Rinës për shkak se unë isha nëBerlin për të zhvilluar bisedime intensive pme partnerët tanë ku kërkova një votë pro për negociatat. Rekomandimi pozitiv është ftesa për tu futur në oborrin e BE-së por derën e hapin vendet anëetare të BE.

Kreu i PD-së tha se hapja e negociatave kërkohet nga opozita pasi nga ana e BE do të ketë vëmendje më të madhe ndaj padrejtësivë që u bëhen qytetarëve siç ishte arrestimi natën e kuksianëve.
Basha tha gjithashtu se ai si kryetar i PD-së është angazhuar në interes të shqiptarëve, por shtoi se Rama gënjeu kur tha se janë hapur negociatat pasi kemi të bëjmë vetëm me një rekomandim pozitiv. Gjithashtu Basha bëri thirrje që sicili të marrë përgjegjësitë e veta dhe deri në qershor të plotësohen kushtet që kërkohen.
Basha tha se kishte shkuar në Gjermani për të lobuar për hapjen negociatave dhe se nuk është dita por të festuar por për të punuar fort.
“Kërkuam votën pro për çeljen e negociatave. Rekomandimi pozitiv është ftesa për tu futur në oborrin e BE-së. Por derën nuk e hap rekomandimi por vendet anëtare të BE-së.
Hapja e negociatave është proces i gjatë. Bëhet fjalë për 35 negociata, dy e nga dy cdo vit. Na pret një punë e gjatë dhe voluminoze të arrijmë këto standarde.
Vetë hapja e kapitujve është proces i mundimshëm politik.
Sot nuk është dita për të festuar por për të punuar. Dhe opozita dhe unë kemi nisur punën pikërisht në Gjermani.
Cfarë bëri në Gjermani ?
“Kërkesa ime ka qenë e qartë Shqipërisë ti hapen negociatat. Në dialogun me palën gjermane kemi hasur skepticizëm e pesimizëm.”
Pse kërkojmë çeljen e negociatave?
“Kërkuam të mos bëjnë gjyqtarin se po e bën negociata. Moshapja e negociatave nuk ndëshkon autokracinë, arrogancën e pushtetit, shkeljne e ligjit. Ndëshkon rininë, qytetarët, opozitën që kërkojnë reforma të thella. Nëse nuk ndodh do i hapë më shuëm rrugën krimit, shumë qytetarë do ikin

Exit mobile version